Panorama Sport (Albania)

Interi dënon Naingolan, Marota nis ‘diktaturën’

Belgu, përjashtim dhe 100 mijë euro gjobë për vonesën stërvitje

-

Razha Naingolan nuk do të jetë në fushë ndaj Napolit. "Momentalis­ht, ai është i përjashtua­r nga çdo aktivitet sportiv për arsye disiplinor­e", shkruhej në deklaratën zyrtare të klubit të Interit. Kjo ngjarje ndodhi vetëm një ditë pas barazimit zhgënjyes në Verona ndaj Kievos. Interi ishte në avantazh me golin e shënuar nga Perisiç në pjesën e parë duke humbur edhe raste të tjera të pastra për të dyfishuar rezultatin, por nuk ia arriti me anë të Zhao Marios dhe Ikardit në pjesën e dytë. Pelisier ndëshkoi zikaltrit në minutën e 92-të duke siguruar 1 pikë të artë për skuadrën e tij. Trajneri Luçiano Spaleti kishte planifikua­r një stërvitje të dielën paradite, por "Ninxha" erdhi me vonesë dhe tani do të paguajë për këtë veprim të tij. Duhet theksuar se kjo nuk ishte hera e parë që mesfushori belg ishte paraqitur me vonesë në "Sunning Traning Center". Naingolan ka vazhduar të stërvitet rregullish­t duke përfunduar programin e riaftësimi­t pas ndeshjes ndaj Kievos, por nuk do të jetë i grumbullua­r për ndeshjen me Napolin ditën e mërkurë "San Siro", duke iu shtuar edhe një gjobë prej 100 mijë eurosh. Gjithçka do të mbetet për t'u parë nëse lojtari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të fazës së parë ndaj Empolit në transfertë më datë 29 dhjetor. Ky është një moment jo i mirë për mesfushori­n belg ku, përveç disa dëmtimesh në fillim, dhe gjatë sezonit e kanë detyruar atë të qëndrojë jashtë fushave dukur humbur disa ndeshje të rëndësishm­e me Interin në Champions dhe në kampionat. Por, tani është edhe jeta e shthurur private në klube nate mes femrave dhe alkoolit ajo që po dëmton imazhin e lojtarit. Të mos harrojmë edhe zbardhjen e disa faturave të klonuara që hodhën dritë mbi disa baste të vëna në Kazino.

LOJTARI MBYLL "INSTAGRAM"-IN

Ndërkohë, vetëm disa orë pasi u publikua ky lajm në mediat botërore, futbollist­i është zhdukur nga faqja e "Instagram"-it të tij. Ai ka mbyllur llogarinë tij që, edhe pse mendohet të mos ketë lidhje me këtë ngjarje, shton dyshime të forta. Naingolan u ble me bujë nga Roma në verë dhe u mendua si një përforcim i goditur nga klubi i Interit. Por ndodhi e kundërta, lojtari nuk bindi kurrë në ato pak ndeshje me zikaltrit duke zhgënjyer tifozët e zjarrtë interistë, të cilët prisnin më shumë nga belgu.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania