Panorama Sport (Albania)

Tërbohen Arrabal dhe Martinena, u prishen festat për një biletë

Kuqezinjtë duhet të zgjidhin shpejt situatën

- SITUATA

Ditë vendimtare për Flamurtari­n. Çështja e rrogave duket se është kthyer në një problem serioz, ashtu sikundër edhe një vit më parë. Qysh nga nisja e sezonit, futbollist­ët nuk kanë marrë pagat, ndërsa u tha se në momentin e kontratës lojtarëve u është dhënë 30 për qind në dorë. Gjithsesi, jemi përballë faktit se një pjesë e konsiderue­shme e lojtarëve nuk kanë marrë asnjë lek nga rrogat dhe janë në pritje. Por, duket se nuk ka kohë, për shkak se edhe rregullore­t e futbollit kanë një limit. Deri më 4 janar që grumbulloh­et ekipi, klubi është në luftë me kohën. Ekziston frika që nga mosmarrja e pagave, disa lojtarë mund ta hedhin në gjyq klubin dhe mund të dalin të lirë. Sipas rregullore­s, nëse lojtari ka tre muaj pa u paguar, ka të drejtën që ta ankimojë çështjen në FSHF ose FIFA. Në fakt, nuk është rasti i parë që Flamurtari­t i largohen lojtarë për shkak të pagave dhe i drejtohen FIFA-s apo FSHF-së. Rastet janë me dhjetëra, ndërsa kujtojmë këtu pak vite më parë ku për shkak të pagave, lojtarët bojkotuan stërvitjen dhe u larguan në kohën që drejtohesh­in nga trajneri Stanislav Levi. Ky i fundit u largua bashkë me një grup lojtarësh që kishte sjell vetë, hodhi në gjyq klubin

dhe e fitoi. Administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, pranon përgjegjës­itë e tij për situatën dhe premton se çështja e pagave do të zgjidhet dhe se gjithçka është një ngërç proceduria­l. Pas ndeshjes me Tiranën, drejtuesit u dhanë futbollist­ëve titullarë dhe stafit teknik nga 3 mijë euro

shpërblim për festat e fundvitit.

- Deri tani i vetmi lojtar që është larguar është Kristian Sirgi. Lojtari dhe klubi prishën me konsensus kontratën. Rumuni do të përfitojë 20 mijë euro, çka do të thotë se do të marrë gjysmën e pagave. Burime nga klubi thonë se deri më tani nuk

ka informacio­ne se mund të largohet edhe ndonjë lojtar tjetër. Megjithatë mbetet për t’u parë nga afrime që mund të vijnë, por edhe nga situata e pagave, pasi mund të ketë ndonjë rast që t’i drejtohet FIFA-s apo FSHF-së për prishje të kontratës për shkak të mospagesav­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania