Panorama Sport (Albania)

Radas: Krizë e thellë, por Takaj na dha garanci

“Të rinjtë duhet të marrin përsipër më shumë përgjegjës­i, Takaj na ka dhënë garanci”

- LLAZI SARO

Pjesa e parë e kampi onatit u mbyll me Skënderbeu­n në krizë rezultates­h. Një situatë e tillë dukshëm që nuk është e favorshme për vijimësinë në kampin bardhekuq, që shpreson se me shkëputjen e kampionati­t për shkak të mbylljes së pjesës së parë, gjithçka do të rregullohe­t. Për kapitenin e Skënderbeu­t, kroatin Marko Radas është një pozicion delikat ky i korçarëve, që duhet me çdo kusht që të mbyllë ecurinë negative. Dhe një gjë e tillë bëhet vetëm me impenjim të gjithkujt dhe marrjen e përgjegjës­ive nga secili prej lojtarëve.

Marko, humbje pas humbjesh te ju. Një situatë e vështirë?

Normalisht që po, është një situatë që nuk ka asnjë koment më shumë, pasi jemi në krizë të thellë rezultates­h dhe duhet që ta kalojmë me çdo kusht sa më shpejt të jetë e mundur. Është një situatë, me të cilën nuk jemi përballur kurrë, dhe për këtë, mund të them se duhet forca psikologji­ke, veç asaj fizike për të qenë gati për një nisje të mirë të pjesës së dytë të kampionati­t.

Katër humbje radhazi, asnjëherë nuk i kishit pësuar në të gjitha këto vite…

E thashë që nuk ka nevojë për komente të tjera. Është një situatë që nuk e kemi përjetuar më parë dhe për këtë arsye e kemi disi të vështirë ta pranojmë. Por nuk duhet të mbetemi kështu. Jemi një grup që kemi vlera dhe nivel, por të mendojmë për të reaguar sa më shpejt të jetë e mundur.

Cili është problemi i këtyre rezultatev­e?

Duhet të marrim me qetësi gjithçka. Jemi një ekip i ri në pjesën tonë më të madhe dhe sigurisht që në të tilla momente e dinim që do të kishim vështirësi. Që në momentin e parë ishim të vetëdijshë­m se nëse do të kishim rezultate negative radhazi, do të ishte tepër e vështirë për ta kaluar një gjë të tillë.

Duket se as mbledhjet e njëpasnjës­hme me presidenti­n nuk dhanë rezultat…

Presidenti na mblodhi për të na dhënë garanci për vijimësinë dhe për të na karikuar. Ka folur mjaft qartë dhe besoj se nga kjo anë jemi të qetë. Ndërsa, fusha e lojës është edhe diçka tjetër. Në disa raste edhe fatin e kemi pasur kundër, megjithatë unë jam i mendimit se përgjegjës­ia është ajo që mbetet për t’u parë.

Ju si kapiten, çfarë i keni thënë ekipit?

Pak a shumë gjithçka që thashë deri tani. U kam kërkuar që të gjithë të marrin përgjegjës­itë e tyre dhe të japin më të mirën për këtë fanellë. Ne jemi ndërtuar për të marrë rezultate pozitive dhe për këtë arsye duhet që të reagojmë sa më parë të jetë e mundur. Kam kërkuar nga të rinjtë që të marrin përsipër të bëjnë maksimumin dhe nga ne më të vjetrit, që të dimë të drejtojmë me urti këtë ekip. Ky nuk është niveli i Skënderbeu­t.

Mos ndoshta nuk është cilësia për të kërkuar maksimumin?

Jo, ky nuk është justifikim për t’u pranuar, pasi ishim po ne ata që për shumë javë ishim të pamposhtur. Ishim po ne ata që fitonim ndaj të gjithë pretendent­ëve për titull. Sigurisht që në këto momente, të të kryqëzojnë është gjëja më e thjeshtë. Ekipi ka cilësi në vetvete dhe është i aftë që të bëjë më të mirën e tij në çdo ndeshje. Është thjesht një moment, që me shkëputjen e kampionati­t besoj se do ta kalojmë.

Tani në merkato do të keni nevojë për përforcime?

Këto janë gjëra që i përkasin klubit dhe për këtë u takon atyre të flasin. Ne duhet të shohim fushën dhe të punojmë për të marrë atje rezultatet. Megjithatë, çdo ekip ka nevojë për ndryshime dhe si të gjithë edhe ne duhet të bëjmë afrime. Kemi besimin se diçka do të ndodhë dhe do të jemi sërish atje, pretendent­ë për titull.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania