Panorama Sport (Albania)

Manaj gol në Spanjë, grekët tradhtojnë Mavrajn

I jep 3 pikë skuadrës së tij, sa herë shënon sulmuesi shqiptar skuadra iberike nuk humbet

-

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, po kalon një formë të shkëlqyer në Ligën e dytë spanjolle. 21-vjeçari ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionat, duke i dhuruar fitoren skuadrës së Albasetes në sfidën ndaj Rajo Majadahond­ës. Vetëm 11 minuta i kanë mjaftuar lushnjarit, për të tundur rrjetën. Shqiptari u hodh në fushë në minutën e 73-të, teksa në të 84-ën me një goditje të bukur nga jashtë zone, shënoi golin e avantazhit duke i siguruar skuadrës së tij fitoren minimale 1-0. Me ketë triumf, Albasete është ngjitur në vendin e dytë, me vetëm 1 pikë diferencë nga kryesuesit e Granadës. Edhe pse në disa prej sfidave Manaj nuk është aktivizuar titullar, kjo nuk e ka penguar sulmuesin lushnjar që të nxjerrë në pah cilësitë e një bomberi të vërtetë, duke shënuar kështu 5 gola në kampionat. Kujtojmë që shqiptari shënoi edhe në sfidën e javës së kaluar ndaj Numansias, teksa ky ishte goli i dytë radhazi në kampionat. DEKLARATA- Sulmuesi i Kombëtares i ka bërë kërkesë trajnerit të tij që të nisë stërvitjen më shpejt sesa pjesa tjetër e skuadrës. "Jam i lumtur për fitoren e skuadrës sot. Ndeshja ishte e vështirë, të gjithë mendonin se e kishim të sigurt fitoren. E gjithë skuadra duhej të punonte fort dhe duhet t'i përgëzojmë të gjithë. Kundërshta­ri luan futboll mirë, dhe patën 2-3 raste për të kaluar në avantazh. Edhe ata luajtën mirë, por në fund 3 pikët i morëm ne. Ne jetojmë me futbollin, dhe këtë javë kemi punuar në stërvitje, duke e konsiderua­r si një finale këtë takim. Tani shkojmë me pushime, por kemi edhe dy ndeshje për të mbyllur fazën e parë dhe jemi të dytët. Sipas programit, rikthehemi nga pushimet në datën 30 dhjetor, por unë i kërkova trajnerit që të fillojmë përgatitje­t që në datën 27. Luajmë ndaj Grandas(vendit të parë në renditje) dhe dua që të shkojmë atje të përgatitur dhe të fitojmë", u shpreh Rei Manaj

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania