Panorama Sport (Albania)

“I falëm një pjesë loje Partizanit”

-

Trajneri i Luftëtarit, Gentjan Mezani, analizoi performanc­ën e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Partizanit, duke theksuar se barazimet në Gjirokastë­r janë si humbje për bluzinjtë. Pas asaj pjese të parë jo të mirë, çfarë iu thatë lojtarëve në pjesën e dytë? Kemi falur një pjesë loje, kemi qenë jashtë çdo situate. Pastaj, pjesën e dytë jam munduar të nxjerr pak nga karakteri im dhe t’ua jap lojtarëve për ta vendosur në fushë. Më erdhi keq, sepse ishte një ndeshje që e kishim përgatitur për ta fituar. Me largimet në janar, çfarë do ndodhë me Luftëtarin? Për momentin ka ikur vetëm Rroca. Është i treti lojtar që largohet nga grupi i vjetshëm. Natyrisht është një dobësim për skuadrën. Kam biseduar me drejtuesit, më kanë dhënë garanci edhe për merkaton. Kemi hedhur piketat për disa lojtarë. Shpresoj që t’i mbyllim këto bisedime dhe ta riformojmë përsëri skuadrën që duam. Si qëndron e vërteta me premion prej 15 mijë eurosh dhe a është e vërtetë që e ka vendosur Kukësi? Nuk di gjë për pjesën e Kukësit. Di që kemi pasur premio nga presidenti. Nuk di pjesën tjetër. Na është thënë që premio është nga presidenti ynë. Është e mirëpritur dhe është motivuese. Nëse jepet çdo ndeshje premio, akoma edhe më mirë për ne. Luftëtari po kalon një ngërç financiar, si janë motivuar lojtarët në këtë periudhë? Ne paguhemi, edhe pse ka pasur problemati­ka dhe vonesa. Natyrisht, lekët i do edhe mbreti, nuk e mohojmë, por sa herë kam pasur problemati­ka, i kam shprehur. Kam parë një skuadër të motivuar dhe me dëshirë. Mentalitet­i im është që një barazim në fushën tënde është humbje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania