Panorama Sport (Albania)

10 mijë euro për një pikë, Tavo: Një bravo lojtarëve

-

Lojtarët e Luftëtarit kanë marrë dje një premio prej 10 mijë eurosh për barazimin ndaj Partizanit dhe objektivin e arritur, që për dy ndeshjet e fundit të këtij viti të grumbullon­in katër pikë. Klubi kishte caktuar një shifër prej 15 mijë eurosh në rast fitoreje ndaj të kuqve, por duke qenë se takimi u mbyll në barazim, u shpërndanë vetëm 10 mijë euro. “Panorama Sport” zbulon se zarfi me paratë u dorëzua në dhomat e zhveshjes që para ndeshjes dhe ndarja e tyre u bë në një prej restorante­ve të njohura në periferi të Gjirokastr­ës, ku dhe lojtarët, bashkë me stafin dhe drejtuesit darkuan dje së bashku. Pas ndeshjes për gazetën foli edhe presidenti Grigor Tavo, i cili nuk e ka fshehur gëzimin për pikën ndaj Partizanit. “Natyrisht që jemi të kënaqur me barazimin, pasi e arritëm ndaj skuadrës më të mirë të vendit. Lojtarët dhanë maksimumin në fushë dhe i përgëzoj për shpirtin e garës. Të mos harrojmë se kishim përballë një Partizan kryesues, me kualitete brenda. Prandaj, të gjithë besoj jemi të lumtur pas këtij rezultati. Sa për premion, lojtarët i morën ato që u takonin. Më saktë shpërblimi­n e kishte Mezani në xhep”, deklaroi fillimisht presidenti bluzi. I pyetur për të ardhmen dhe çfarë planesh do të ketë klubi për muajin janar, ku dhe hapet merkatoja, Tavo u shpreh: “Nga sot s’na mbetet gjë tjetër, veçse të mendojmë për të ardhmen. Kemi planet tona, por konkretish­t s’mund të them asgjë për momentin sa i përket merkatos. T’ia lëmë kohës, gjithçka duke filluar nga janari”. Ndërkohë, e sigurt është që lëvizjet nuk do të jenë të pakta, por klubi është i vendosur që boshti i skuadrës të qëndrojë, paçka se Eduard Rroca dhe Vasil Shkurtaj cilësohen të larguar nga skuadra.

 ??  ?? Drejtues të dy klubeve dje në tribunën VIP
Drejtues të dy klubeve dje në tribunën VIP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania