Panorama Sport (Albania)

Erblira Bici: Ëndërroj titullin me Novarën

"Jam impresionu­ar nga profesiona­lizmi i lartë i klubit"

- ARTIN LLESHAJ

Lojtarja kryesore e ko mbëtares shqiptare të volejbolli­t, Erblira Bici, vijon me paraqitjet e shkëlqyera në kategorinë më të lartë të volejbolli­t italian, siç është Seria A1. Pas dy sezonesh të luajtura në Serinë A2, Bici këtë verë u transferua në radhët e Novarës, që është një prej ekipeve më të forta në rang botëror dhe që kryeson bindshëm aktualisht edhe në kampionat, duke mos njohur asnjë humbje. Liderja e skuadrës tonë kombëtare, në një intervistë për "Panorama Sport", rrëfen eksperienc­ën në klubin e saj të ri.

Si kanë qenë për ju këto muaj të parë në ekipin tuaj të ri, Novara?

Novara, siç e dinë të gjithë, volejbolli­stet apo ata persona që janë të apasionuar rreth sportit të volejbolli­t është një ndër klubet më të mira jo vetëm evropiane, por edhe botërore. Normalisht, fillimi është i vështirë kudo, por dua të falënderoj në mënyrë të veçantë stafin shumë profesioni­st në çdo aspekt dhe vajzat që janë treguar dashamirës­e kundrejt meje.

Si është të luash në një kampionat kaq të rëndësishë­m si Seria A1?

Ndihem me fat që jam pjesë e kësaj skuadre dhe e këtij kampionati, pasi rezultatet e treguara jo vetëm nga skuadrat italiane në Ligën e Kampioneve, por dhe nga ekipi italian i femrave në Botëror, të cilat humbën vetëm në finale kundër Serbisë, me një ekip ku të gjitha lojtaret luajnë në Itali.

Si është forma juaj sportive aktualisht?

Fatmirësis­ht, në skuadrën e Novarës luajnë lojtare me famë botërore, prej të cilave mundohem të përfitoj sa më shumë nga përvoja dhe cilësia e tyre. Në ndeshjet, të cilat jam aktivizuar, ku e kam nisur si titullare jam shpallur dy herë MVP (lojtarja më e mirë e takimit) dhe mund të them që edhe debutimi në Ligën e Kampioneve ishte tepër pozitiv për mua, ku arrita të realizoj 10 pikë kundër skuadrës bjelloruse, Minsk. Mundohem gjithmonë të përmirësoh­em dhe t'i shërbej në mënyre maksimale ekipit.

Cilat janë objektivat e Novarës për këtë sezon?

Objektivat kryesorë janë kampionati, ku momentalis­ht renditemi në vend të parë pa humbje, madje mundëm dhe kampionet në fuqi, Kupa e Italisë dhe Liga e Kampioneve, ku kemi një grup në letër të thjeshtë të përbërë nga Novara, Minsk (vendi i parë në Bjellorusi), Kana (kampionia e Frances) dhe Lodz (vendi i dytë në Poloni).

Çfarë ju ka impresionu­ar më shumë në këtë ekip?

Profesiona­lizmi, ku të gjithë kryejnë detyrat e tyre në mënyrën më perfekte. Në stërvitje punojmë dhe për gjërat më të vogla në detaje, ku nuk i lihet asgjë rastësisë.

Duke u kthyer te kombëtarja, a do të kemi një tjetër sukses si ai që arritëm në Euroligë?

Unë gjithmonë jam optimiste, por niveli është i ulët. Megjithatë, le të shpresojmë që të kemi dhe pak fat në short.

Çfarë planesh keni për të ardhmen?

Mund të them që për momentin kam ndërmend disa projekte që do të shfaqen shumë shpejt në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania