Panorama Sport (Albania)

Nga rrahja e gruas te sherret i dehur, bëmat e Naingolani­t

Zënka pafund me tifozët, veçanërish­t ata juventinë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Vonesat në stërvitje dhe pezullimi ësh të vetëm seria e fundit e skandaleve që kanë shoqëruar karrierën e Razha Naingolani­t. Nga zënka e fortë me gruan Klaudia në kohët e Kaljarit te sherret e vazhdueshm­e në rrjetet sociale me tifozët (mbi të gjitha juventinë), duke kaluar te heqja e patentës për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur gjatë ditës së Vitit të Ri 2018 deri te skandali i klonimit të çeqeve. Këto janë të gjitha bëmat e mesfushori­t belg.

ZËNKA ME GRUAN

13 korrik 2014, kur mbante ende veshur fanellën e Kaljarit, Naingolan përfundoi në qendër të një skandali pas një zënke me gruan Klaudia për motive xhelozie. Belgu humbi logjikën kur gruaja i tregoi se kishte lexuar disa mesazhe dhe nga fjalët dhe fyerjet, sherri degjeneroi në përdorimin e duarve. Gruaja, e goditur me shuplaka dhe grushte, u fut në makinë për t'i shpëtuar agresionit. E shoqëruar në urgjencë, mjekët i firmosën 20 ditë shtrim. Ata bënë menjëherë paqe dhe e mohuan ngjarjen në "Twitter". "Nuk i kam vënë kurrë duart. Po bëjmë shaka?", u mbrojt futbollist­i. Më vonë edhe Klaudia e shfajësoi: "Më thoni dikë që nuk zihet me burrin? Bëhej fjalë vetëm për një debat. Jeta në çift përbëhet nga momente dashurie dhe zënkash, nuk ka lidhje me paratë".

SHERRET ME TIFOZËT

- Janë të ndryshme edhe përplasjet me tifozët, mbi të gjitha me ata juventinë. Në 2014, pas humbjes së Romës në "Allianz Arena" kundër Bajernit, ai u akuzua për simulim pas një kontakti inekzisten­t me Nojerin. "Bukur kur simulon, eh? Por nuk je në Itali, nuk të dhurojnë penallti", i shkruante një tifoz me emrin "Juve në zemër". Naingolan i përgjigjej: "Di diçka ti?" Më 27 korrik 2015, pasi ishte hedhur shorti i Serisë A, Naingolan u zu me tifozët e Juves në "Twitter": "Më mirë një titull me Romën sesa 10 me Juven", ishte përgjigjja. Përpara Euro 2016, duke komentuar largimin e mundshëm të Pjaniçit drejt Torinos, tha: "Unë te Juve nuk do shkoja kurrë". Diçka që e përsëriti edhe një mbrëmje jashtë një lokali në Romë, më 8 shkurt 2017: "Unë jam kundër Juves, sepse e urreja që përpara se të vija në Kaljari, sepse ka fituar gjithnjë me penallti apo goditje dënimi. Erdha te Roma sepse doja të fitoja kundër Juves që ndihmohej gjithnjë". Në gusht të këtij viti bënë zhurmë imazhet që e tregonin bashkë me Fabricio Koronën në një diskotekë, duke i nxjerrë gishtin e mesit një tifozi, i cili i thoshte të shkonte të flinte.

Më 26 mars 2017, Naingolan ndalohej në Belgjikë në orën 7 të mëngjesit gjatë kthimit nga një natë në diskotekë, një ditë pas ndeshjes Belgjikë-Greqi. Policia belge tha se futbollist­i rezultoi me shkallë alkooli në gjak 2 miligramë për litër, katër herë më shumë se norma e lejuar. Ai e mohoi kategoriki­sht që ishte ai në timon, duke thënë se

PEZULLIM PATENTE

mjeti drejtohej nga miku i tij, Zinho Çergui, një ish-futbollist profesioni­st. Një version që nuk e ndau gjykatësi një vit më vonë, duke vendosur që t'i hiqej patenta për një muaj dhe e gjobiti me 1.600 euro.

SHTHURJE PËR VIT TË RI

- Viti 2018 i Romës nisi me një goditje për shkak të festës së Naingolani­t. Belgu publikoi dhe më pas fshiu disa video gjatë festës që mbyllte vitin, duke tymosur dhe pirë dhe dukej shumë i dehur. Ndjesa e një dite më vonë nuk mjaftoi për t'u hedhur pas krahëve nga klubi: gjobë dhe jashtë grumbullim­it për ndeshjen kundër Atalantës.

PASIONI PËR KAZINOTË

- Pak javë më parë, ai shkoi të denonconte te karabinier­ët e Milanos, i shoqëruar nga një njeri i besuar i Interit, klonimin e një çeku prej 150 mijë eurosh, nga një bandë kriminale e Lacios. Por, hetimet e policisë zbuluan se çeku ishte i destinuar për kazinonë e Montekarlo­s për të mbuluar një humbje të madhe në tavolinën jeshile gjatë një mbrëmjeje gushti. Një ves ky i "Ninxhës", duke qenë se ky nuk ishte çeku i parë që kishte destinacio­n Principatë­n. Çeku i klonuar prej 150 mijë eurosh ishte thyer në Lacio dhe tani do t'i takojë prokuroris­ë për të hetuar më tej rastin. Gjatë thyerjes së çekut ekzistojnë edhe filmimet e kamerave të bankës që kapin keqbërësit, teksa fusin në xhepat e tyre shifrën e madhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania