Panorama Sport (Albania)

Riberi i magjeps të gjithë, por mund të flasë... turqisht

Gallatasar­ai ka gati një ofertë për të në qershor

-

Frank Riberi është pa dyshim lojtari më i mirë për skuadrën e Bajernit. Francezi është rikthyer ai i kohëve të vjetra dhe po shkëlqen në fushën e lojës. Driblime dhe gola, këto janë shfaqjet e tij të fundit. Larg veseve në fillim të sezonit ku sherret me trajnerin ishin kthyer në modë. Një rini e dytë për Frank, i cili luan sezonin e tij të fundit me bavarezët. Kontrata e tij e rinovuar në majin e kaluar skadon në qershor të 2019ës dhe gjasat që ai të rinovojë sërish janë të pakta. "Të gjithë më duan", ishin fjalët e francezit pas ndeshjes ndaj Frankfurti­t, ku ai shënoi një dopietë në fitoren 0-3. Dhe në fakt ka të drejtë, ky është momenti i tij. "Nëse do të vrapoj si ai kur të jem në moshën 35-vjeçare, atëherë do të jem shumë i gëzuar", u shpreh mbrojtësi bavarez Niklas Zyle. Ndërkohë, Karl-Hainc Rumenige tha para disa javësh: "Nuk ka lojtarë të vjetër, por vetëm të mirë dhe më pak të mirë". Riberi pa dyshim tani është nga më të mirët për skuadrën e Bajernit që ka arritur të kapë vendin e dytë në renditje pas Borusias që kryeson kampionati­n. Edhe trajneri Niko Kovaç deklaroi se kërkon ta ketë lojtarin nën urdhrat e tij edhe në sezonin që vjen. "Ai është një djalë shumë i mirë, atë që jep për skuadrën shumë pak e bëjnë në moshën e tij. Më vjen mirë që e kemi në ekip", u shpreh Kovaç. Vetë Frank nuk përjashton një qëndrim të mundshëm në Mynih edhe për sezonin tjetër. Por, kjo nuk varet vetëm nga ai. "Nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë në jetë", tha francezi.

NJË RIKTHIM I MUNDSHËM NË TURQI

Çfarë do të ndodhë me francezin nëse vendos të largohet nga Bajerni? Sipas asaj që shkruan "Sky", Frank mund të rikthehet në Turqi te Gallatasar­ai. Lojtari ka qenë pjesë e skuadrës turke nga 1 janari i 2005-ës deri në 1 korrik 2005. Në Turqi janë të gatshëm të nënshkruaj­në një kontratë për një vit e gjysmë që tani në dimër. Por, lojtari duket se do të vendosë për të ardhmen e tij vetëm pasi të këtë mbaruar kontrata me Bajernin e Mynihut.

 ??  ?? Frenk Riberi kur luante me Gallatasar­ajin në 2005
Frenk Riberi kur luante me Gallatasar­ajin në 2005

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania