Panorama Sport (Albania)

Receta e suksesit, Bajerni me mbrojtje të hekurt

-

Bajerni i Mynihut arriti të fi tonte ditën e shtunë me rezultatin e thellë 0-3 ndaj Frankfurti­t. Një ndeshje që shumë pak tifozë do ta kishin menduar aq të lehtë për t'u fituar. Por, skuadra e Niko Kovaçit ia doli edhe këtë herë duke u ngjitur në vendin e dytë pas Borusias së Dortmundit, duke përfituar edhe nga hapi fals i skuadrës së Gladbahut. Tani vetëm gjashtë pikë i ndajnë skuadrat nga njëra-tjetra. Por, cili është suksesi dhe si arriti trajneri Niko Kovaç të ringrejë skuadrën në nivelet e mëparshme? Si arriti Frank Riberi të rikthehet edhe një herë në moshën 34-vjeçare protagonis­t me skuadrën bavareze? Vetëm një njeri është përgjegjës për këtë, ai është Niko Kobvaç. Trajneri që erdhi në verë nga skuadra e Frankfurti­t tani ka në dorë skuadrës që pas disa muajsh rezultate negative më në fund është rikthyer te suksesi. MBROJTJA E HEKURT Reparti defensiv i Bajernit ka pësuar vetëm një gol në pestë ndeshjet e fundit. Sfida e fundit që skuadra bavareze ka pësuar më shumë se dy gola është në barazimin 3-3 ndaj Dyseldorfi­t në shtëpi dhe që prej asaj kohe Zyle-Boateng kanë qenë një mur i pakalueshë­m. Një meritë kjo e stafit dhe trajnerit, pasi ishte pikërisht Kovaç ai që tregoi pikat e dobëta të Bajernit dhe mënyrën sesi do t'i rregullont­e. Puna e tij duket se po jep frytet e saj. SPEKTAKLI I RIBERISË DHE DISIPLINA Në fillim të sezonit ishte jo pak e lehtë të menaxhoje një skuadër me kaq shumë kampionë, Riberi dhe Roben ia bënë jo pak të lehtë punën Kovaçit që nuk e humbi durimin dhe arriti të kontrollon­te dyshen veterane që luan sezonin e fundit në Mynih. Teksa holandezi po vuan një dëmtim, Riberi është kthyer në një protagonis­t të pazëvendës­ueshëm në Mynih. Gola dhe spektakël, të gjithë po zbaviten në fushën e lojës. Rikthimi i Komanit dhe rrotacioni i pakët janë shenjat e para që skuadra nuk është më ajo e muajit të kaluar. Shumë punë në stërvitje, të gjithë duan të jenë të rëndësishë­m dhe të japin kontributi­n e tyre. Këtë e pranoi edhe vetë mbrojtësi gjerman, Niklas Zyle, i cili tha: "Këtu të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin dhe kjo është diçka shumë pozitive. Në fushë luajmë të bashkuar dhe kjo mendoj se është edhe arsyeja që gjërat po ecin kaq mirë", u shpreh ai pas fitores 0-3 ndaj Frankfurti­t. Sa keq që tani vijnë pushimet dhe skuadra duhet të presë fundin e janarit për të zbritur sërish në fushë. Bajerni sapo ka filluar gjuetinë e tij për titull dhe Borusia duhet t'i përveshë mëngët mirë në pjesën e mbetur të sezonit. Kampionati sapo ka nisur për kampionët e Gjermanisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania