Panorama Sport (Albania)

Aksionerët e rinj, Agustin Kola: Tirana do bëhet si Skënderbeu

"Ne nuk kemi krijuar asnjë problem dhe nuk do ta bëjmë deri në fund të sezonit"

- OLSI TUJANI

Problemati­ka e klubeve shqiptare me financat është ulur këmbëkryq dhe kush më pak e kush më shumë, po e ndien. Çështja e vonesës së pagave është bërë tashmë një "modë" fatkeqe, për të cilën lojtarët shpesh marrin si përgjigje në klubet e tyre: "E shikoni çfarë bëhet në x klub". Flamurtari është një prej atyre ekipeve që vetë drejtuesit kanë pranuar problemati­kën e pagesave, pavarësish­t arsyes pse nuk po shpërndahe­n. Nisur nga kjo situatë, "Panorama Sport" kontaktoi me kapitenin e skuadrës, Tomislav Bushiç.

KAPITENI

Shumë i rezervuar në përgjigje, sulmuesi kroat ka komentuar situatën e tij financiare, por nuk ngurron që të flasë edhe në emër të të gjithë grupit të futbollist­ëve. Bushiç pranon indirekt mungesën e pagave, pa pranuar të komentojë as data, as afate dhe as numër të ardhurash që i mungojnë në llogari nga klubi. Ndër të tjera, në fjalën e tij, Bushiç komenton sjelljen e të gjithë lojtarëve, pavarësish­t çfarë ka ndodhur deri më tani. "Dëshira jonë, e të gjithë lojtarëve, është që të qëndrojmë së bashku deri në fund të sezonit. Kemi luajtur deri tani një gjysmësezo­ni, duke u treguar secili profesioni­st dhe pa krijuar asnjë problem. Dhe për gjithçka është bërë deri tani prej secilit, këta lojtarë meritojnë që të paguhen. Ne nuk kemi krijuar asnjë problem dhe nuk do ta bëjmë deri në fund. Presim që presidenti ta zgjidhë këtë situatë dhe besojmë se do t'ia dalë për këtë shumë shpejt", ka deklaruar Bushiç për gazetën.

PRAPASKENA­T

Ndeshja ndaj Tiranës ishte një prej tyre ku vetë administra­tori Idrizi pranoi problemet e pagave. "Këta nuk fituan se s'kanë marrë pagat", u përgjigj Idrizi me ironi, i pyetur nga "Panorama Sport pas ndeshjes. Përpara zhvillimit të takimit me bardheblut­ë, vetë kapiteni i Flamurtari­t dhe administra­tori janë takuar mes tyre. Gazeta ka mësuar nga burime pranë klubit vlonjat se tema e bisedës ka qenë edhe çështja e financave lidhur me afatet se sa kohë do të zgjasë kjo problemati­kë. Gazeta ka mësuar se periudha e pushimeve do të jetë edhe afati përfundimt­ar, i nënkuptuar, pasi me datën 4 janar kur skuadra do të rikthehet në stërvitje, secili do të bëjë një zgjedhje në varësi të pagesës nëse klubi do ta ketë zgjidhur diçka të tillë. Më katër janar do të shihet edhe sjella e vetë lojtarëve, në rast se klubi nuk do të ketë zgjidhur çështjen e financave.

 ??  ?? Krisje te korçarët, Radas dhe Vangjeli ftohen me Takajn
Krisje te korçarët, Radas dhe Vangjeli ftohen me Takajn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania