Panorama Sport (Albania)

Duka: Tirana, më shumë mundësi se Partizani

"Justifikoj De Biazin, Rama mes dy zjarresh për stadiumin"

-

I ftuar në emisionin "Kampionët" në "Vizion Plus", presidenti Armand Duka ka bërë bilancin e vitit 2018 rreth kampionati­t, investimev­e apo edhe Kombëtares dhe trajnerit Panuçi në raport edhe me De Biazin. Si ju është dukur futbolli shqiptar për vitin 2018? 2018-ta, nga janari që përbën dy gjysmëedic­ione, është një...

Iftuar në emisionin "Kampionët" në "Vizion Plus", pres identi Armand Duka ka bërë bilancin e vitit 2018 rreth kampionati­t, investimev­e apo edhe Kombëtares dhe trajnerit Panuçi në raport edhe me De Biazin.

Si ju është dukur futbolli shqiptar për vitin 2018?

2018-ta, nga janari që përbën dy gjysmëedic­ione, është një hap pozitiv për futbollin shqiptar.

Dhuna është zbehur në vitet e fundit në kampionati­n shqiptar, por çalojmë akoma me infrastruk­turën dhe stadiumet...

Zhvillim më të madh sesa infrastruk­tura e futbollit në Shqipëri, unë nuk besoj të ketë ndonjë fushë tjetër e jetës. Madje, i pari është futbolli dhe pas shumë vendeve bosh, mund të jetë ndonjë gjë tjetër. Kemi stadiume për të zhvilluar të gjitha nivelet e kompeticio­neve, në Elbasan, në Shkodër po ndërtojmë në Tiranë dhe do të ndërtojmë një projekt në Kukës. Kemi fushat e lojës të të gjitha niveleve dhe parametrav­e të pranueshëm. Kemi fushat e stërvitjes. A kemi mjaftueshë­m? Jo, nuk kemi mjaftueshë­m edhe si inventar fizik.

Flasim për ato fusha si në ndeshjen Orikumi-Tomori...

Një ndeshje që mbushet fusha me ujë dhe anulohet, ndodhi edhe në Xhenoa-Napoli. Nuk ndodh vetëm në Orikumi-Tomori.

Nëse vjen vendimi për dënimin e Skënderbeu­t, çfarë ndodh në FSHF?

Ne duhet të presim dhe të flasim pas vendimit. S'bëjmë skenar (qesh).

Si e shikoni rivaliteti­n mes Partizanit, Kukësit dhe Skënderbeu­t?

Një rivalitet normal i të gjithë kampionate­ve me dhjetë skuadra. Ekipet e kreut mund të themi që janë gjashtë, nga Partizani te Flamurtari, janë të mundshëm për të dalë kampionë sepse jemi vetëm në gjysmën e edicionit. Uroj të jetë me garë të fortë deri në fund.

Dy fjalë edhe për Tiranën...

Tirana është një klub shumë i mirë në histori, por jo i mirë në fakt. Do doja shumë që Tirana të ishte aty ku është Partizanit sot, të luftonte për titull dhe i ka të gjitha mundësitë për të luftuar për titull. Madje, ka mundësi akoma më të mira sesa Partizani, pasi ka infrastruk­turë më të mirë si klub. Ka mundësi që të ketë më shumë alternativ­a, pasi është klubi i Tiranës dhe në njëfarë mënyre, popullsia e Tiranës e dëshiron fanellën e saj për ta veshur. I ka të gjitha mundësitë. Në këtë kampionat, nuk ka bërë mirë deri tani. Në të gjitha rubrikat u tha se fitorja me Vlorën është pikë kthese dhe uroj të jetë vërtet pikë kthese dhe Tiranën ta shoh pretendent­e për titull.

Pas shumë vitesh dhe debatesh, 10 klubet vendosën për krijimin e Ligës. Duhej zëvendëspr­esidenti i FSHF-së për ta vendosur në krye?

Libohova u caktua që të mbështeste dhe ndihmonte për eksperienc­ën dhe aftësitë që ka, si ekonomist, biznesmen, por edhe në futboll. E ofruam për ta asistuar. Klubet propozuan që të jetë ai. Unë kam propozuar të jetë një nga presidentë­t e klubeve si drejtues. Ideja ime ishte me një prej tyre dhe shembull iu dhashë Italinë me Galianin, por më thanë "jo, nuk funksionon". Me shaka iu kam thënë edhe që "ju do ta kërkoni ta hiqni Libohovën pas 6 muajsh (qesh...)".

Federata akuzohet se kërkon të fusë kthetrat te Liga...

Kjo është që ta paragjykos­h akoma pa lindur dhe nuk është mirë. Çfarë kthetrash mund të fusë federata përderisa e inicion që të bëhet Liga. Nuk kemi asnjë qëllim, përveçse nëse mund ta banalizojm­ë, por them që të heqim një barrë dhe t'ia kalojmë dikujt tjetër (qesh...).

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi. Duket agresiv dhe i sinqertë. Lojëra të bukura, por rezultatet flasin ndryshe...

Ky është futbolli, subjektiv. Mendimi im është që në dhjetë vitet e fundit, loja më e bukur që ka zhvilluar Shqipëria është ajo në Izrael, të cilën e humbëm 2-0. Kemi bërë edhe fitore me lojëra të këqija. Fatmirësis­ht dhe fatkeqësis­ht, rezultati mbahet mend në këtë lojë dhe duhet të bësh rezultate për të pasur komente pozitive. Nuk është se në këtë periudhë drejtimi të Panuçit kemi rënie apo ekip më të dobët.

I vendosët objektiva Panuçit?

Që ditën e parë kur kemi rënë dakord që të vijë si trajner, i thashë që objektivat i vë vetë Kombëtarja dhe nuk i vendos unë. Me stekën e ngritur nga skuadra në arritjen në Europian, i thashë që të gjithë do të jenë të kënaqur vetëm kur ta kalosh këtë gjë. Nën këtë stekë të gjithë do të jenë të pakënaqur. Kështu

që, ky është objektivi.

Është folur edhe për ultimatume në nëntor..

Nuk është në natyrën time. Që para ndeshjes me Uellsin i kam thënë se do të vazhdojë të drejtojë Shqipërinë, për ta shtensionu­ar.

"Shpata e Demokleut" i rri mbi kokë. Ka debat pse De Biazi vjen, komenton dhe flet i pari për Shqipërinë...

Nuk e di si e përjeton trajneri dhe nuk e kam bërë këtë lloj bisede. E justifikoj 100% faktin që De Biazi është në ndeshjet e Shqipërisë dhe në ambientin futbollist­ik shqiptar, në kontaktet mediatike dhe me njerëzit e futbollit në Shqipëri.

I pranishëm në krahun tuaj të djathtë...

Do përpiqesha ta përktheja pozitivish­t, që të bëja rezultate akoma më të mira sesa ai. Por nuk e di sesi e përkthen trajneri Panuçi.

Duket sikur pret te porta...

Jo, jo! Kam marrëdhëni­e shumë të mira me Xhani De Biazin dhe konsultohe­mi vazhdimish­t për gjëra të ndryshme, qoftë edhe për të ardhmen e tij. Nuk ekziston ky lloj diskutimi.

Kontestimi i Tifozave Kuq e Zi...

Mos qoftë dita kur je i pakontestu­ar, pasi do të jesh i pavlerë në atë rast. Me të gjithë ata që mbështesin Kombëtaren ndërtoj raporte korrekte në gjithçka. Tifozët shpesh në stadium mund të jenë të pakënaqur, për një rezultat, biletë apo çmim. Me TKZ kam marrëdhëni­e shumë të mira dhe ata e kanë mbështetur shumë. Kishin 15-vjetorin e krijimit dhe unë e vlerësoj mbështetje­n e tyre, jo vetëm si president, por edhe si qytetar shqiptar dhe tifoz. Janë grupim i organizuar që e mbështesin brenda dhe jashtë Shqipërie. Herë pas here kanë pasur edhe pakënaqësi

që jemi munduar t'i zgjidhim bashkërish­t.

Opozita juaj, ish-kandidatë apo gazetarë që nuk janë dakord me ju, kanë deklaruar se është Duka që na çoi në Europian dhe jo De Biazi?

Nuk mund të na çonte në Europian De Biazi. Nuk mund të na çonte Duka, nuk mund të na çonte një individ. Kjo është lojë kolektive dhe mendoj se rezultati i një klime pozitive të krijuar, i brezit të mirë të lojtarëve, rezultat i impenjimit. Atmosfera pozitive mediatike dhe pak fat na çoi që të jemi pjesë e Europianit.

Fat?

Nëse nuk ke fat, mos dil nga dera. Në atë rast nuk mund ta mohoj që kemi pasur pak fat.

Situata e turbullt tek Armenia dhe akuzat e presidenti­t për lojtarë dhe shitje ndeshjeje...

Absolutish­t, nuk mund të ekzistojë kjo! Ata që e përmendin duan ta përbaltin suksesin e djemve, suksesin e ekipit. Ka qenë ndeshje serioze, emocionues­e për ekipin dhe me ngarkesë të jashtëzako­nshme. I kam falënderua­r sepse me atë lloj ngarkese është e vështirë të luash dhe ata bënë një ndeshje shumë të mirë. Patëm edhe pak fat sepse mund të shënonte Armenia në minutat e para, por nuk e bëri dhe e bëmë ne dhe zgjidhëm ndeshjen. Mbase, fat që na takonte për të gjithë atë që kishim bërë. Thonë se nganjëherë fati ndihmon më të fortin.

Shorti, a ka Shqipëria një objektiv?

Short i pranueshëm, i mirë dhe me të cilin mund të luftosh dhe të synosh objektivin për të qenë në Europian. Franca duket se i ka të gjitha shanset për të qenë vendi i parë. Turqia, një pretendent me shumë probabilit­et në vendin e dytë. Islanda ka bërë mirë në "Euro 2016" dhe Botërorin e fundit. Ne do të

“Tirana është një klub shumë i mirë në histori, por jo i mirë në fakt. Do doja shumë që Tirana të ishte aty ku është Partizanit sot, të luftonte për titull dhe i ka të gjitha mundësitë për të luftuar për titull. Madje, ka mundësi akoma më të mira sesa Partizani, pasi ka infrastruk­turë më të mirë si klub. Ka mundësi që të ketë më shumë alternativ­a, pasi është klubi i Tiranës dhe në njëfarë mënyre, popullsia e Tiranës e dëshiron fanellën e saj për ta veshur”

luftojmë. Ja thashë edhe Panuçit pas shortit, sepse delegacion­i shqiptar llogariste gjashtë pikë me Andorrën. Por jo, sepse ne kemi humbur me Andorrën në miqësore 2-0.

I keni vendosur vijë të kuqe Panuçit?

Jo, nuk mund të ketë vijë të kuqe, por objektivi është për pjesëmarrj­en në Europian.

Në të kundërt?

Nuk do të vrasim veten. Do të luftojmë dhe do të luajmë për të qenë në Europian. Nëse fitojmë ndeshjen e parë ndaj Turqisë, llogaritë bëhen më të lehta. Nëse nuk fitojmë, gjërat bëhen më të vështira. Pas saj, shkojmë në Andorra. Uroj që ta arrijmë, por Turqia ka përbërje shumë të mirë dhe nuk mund të thuash se Shqipëria është para tyre.

Trajnerët e huaj në Kombëtare. Por, jeni zbutur për shqiptarët.

Në kushtet ku kemi qenë më parë, ka qenë pothuajse e pamundur të kemi trajner shqiptar, por tani është e mundur të jenë edhe në Kombëtare.

Revolucion te moshat: Keqardhje për Bogdanin, qëndroi vetëm Bushi...

Keqardhje më shumë se unë për Bogdanin nuk mund të ketë askush, sepse e kam vlerësuar shumë si futbollist, si njeri dhe i kam dhënë shans që të drejtojë U-19. Pati rezultate jo të mira, të gjitha humbje, por nuk ishte vetëm kjo arsyeja. U krijua një shkëputje reale, për fajin tonë, timin, stafeve dhe me futbollin real që luhet në Shqipëri dhe merrnin vetëm lojtarë nga jashtë, duke harruar që ka shumë në Shqipëri që luajnë. Vendosëm që trajnerët të jenë bashkë dhe 24 orë në punë, me kohë të plotë. Bogdani s'e përballont­e dot. Zgjodhëm trajnerë

që janë në Shqipëri dhe punojnë plotësisht nën drejtimin e Mustedanag­iç.

I paprekshëm vetëm Alban Bushi?

Nuk është i paprekshëm askush, as Bushi. Në kontratat e reja është vënë objektiv kualifikim­i në "Raundin elitë". Nëse nuk e arrijnë, atëherë kontrata është e njëanshme në anë të FSHF-së për ta rinovuar.

Raportohet se ka pasur telefonatë nga Roma për Panuçin...

Nuk e kam lexuar. Mund të jetë ndonjë "lajm i rremë", mund të jetë e vërtetë ndonjë telefonatë. Por, besoj se nuk ndodh që një trajner profesioni­st si Panuçi që të bëjë biseda të tjera në një kohë që është trajner i Shqipërisë. Nuk mund të komentoj. Mund t'ju them me bindjen timen që Panuçi dhe të gjithë ata që janë profesioni­stë, të bëjnë negociata për kontrata ndërkohë që janë nën kontratë.

Ndoshta është i pakënaqur nga ju...

Nga mua mund të jetë i pakënaqur, por ka një kontratë që duhet ta respektojë. Megjithatë, nëse ka një propozim për një karrierë shumë të mirë të Panuçit, mund të vijë dhe ne do ta diskutojmë. Por, nuk ka ndonjë të vërtetë. Nuk besoj se do të largohet.

Keni problem për stadiumin Kombëtar me qeverinë për mosrimburs­imin e TVSH-së. Dolët me deklaratë që rrezikon...

Kur e nisëm, kishim bërë një plan financiar se sa do financonim ne dhe sa kompania bashkëfina­ncuese. E bëmë llogarinë që faturat janë me TVSH, dhe TVSH-ja do të na rimbursohe­j. Na u dha përgjigje nga Drejtoria e Tatimeve sikur kërkesa jonë ishte bërë disa ditë më vonë dhe nuk besoj se është rasti për ta anuluar. E apeluam në Ministrinë e Financave dhe

përsëri na është refuzuar. E vazhduam për ta animuar në gjykatë. Kam biseduar me kryeminist­rin dhe ai është mes dy zjarresh, siç kuptohet nga biseda që kam bërë me të.

Punimet në stadium?

I kam kërkuar kryeminist­rit fond shtesë për ta bërë akoma më të bukur.

Kishte lidhje ardhja e drejtuesve të UEFA-s me këtë problem?

Një nga gjërat ishte edhe kjo. Sepse FSHF i ka siguruar fondet për stadiumin 100% nga UEFA dhe nuk mund të shohim një financim të tillë që shteti kërkon të përfitojë nga fondet që janë donacione të UEFA-s.

Debati me Braçen për evazionin fiskal...

Përmendi disa futbollist­ë dhe ish-futbollist­ë, deri edhe Mesin dhe Maradonën dhe ç'lidhje ka. Supozojmë që ka evazion dhe nëse Erioni kërkon të cenojë financat e federatës, mund t'i cenojë sepse i ka në dorë të gjitha, polici etj., etj., dhe le të vijnë t'i marrin. Nuk bëhet fjalë për evazion fiskal individual, nuk mund ta paralelizo­sh me futbollist­ët. Në federatë nuk ka, sepse tatimet kontrolloj­në çdo vit bilancet tona. Nuk kuptoj pse duhet ta bëjmë. Edhe sikur ta kishim bërë? Kemi pasuruar arkat e FSHF-së, apo kemi investuar ndonjë fushë më tepër. Nuk besoj se është ndonjë mëkat i madh.

Në gjyq për shpifje me deputetin Braçe...

Nuk është në natyrën time dhe nuk e përballoj dot. Merrem me punët e mia dhe me federatën, por nuk kam kohë që të merrem me rrjetet sociale dhe vendosa të ndjek rrugën ligjore. Ndoshta edhe në një moment emocional kur mërzitesh me akuzat me shpifjet, nuk i konsideron ashtu. Por, i tërhoqa dhe thashë nuk ia vlen.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i FSHF-së, Armand Duka me atë të Tiranës, Refik Halili, gjatë mbrëmjes së fundvitit organizuar nga institucio­ni i futbollit
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka me atë të Tiranës, Refik Halili, gjatë mbrëmjes së fundvitit organizuar nga institucio­ni i futbollit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania