Panorama Sport (Albania)

Kola: Me aksionerë të rinj, Tirana si Skënderbeu

"Rezultatet s’vijnë nëse ti më jep miell misri e kërkon bukë gruri"

- OLSI AVDIAJ

Agustin Kola është pro marrëveshj­es së përfolur këto kohë për kalimin e aksioneve të Tiranës donatorëve të rinj. Në një intervistë për "Panorama Sport", ish-ylli i bardhebluv­e rrëfeu se gjendja e skuadrës reflekton nivelin e futbollit shqiptar. Kola pranoi se të gjithë duhet të kuptojnë realitetin e Tiranës dhe pse po zgjidhet kështu. Kola seleksiono­i Partizanin si fituesin e kampionati­t, ndërsa Tiranës i duhen tre lojtarë për të qenë në Europë. Ja intervista e plotë me Agustin Kolën…

Agustin, duket se Tirana ka vendosur të ndryshojë. Keni dëgjuar për vendimin e fundit të presidenti­t Halili për të afruar aksionerë të tjerë...

Është vendim i gjetur. Refik Halili e ka menduar shumë mirë. Për gjendjen e klubit është i domosdoshë­m. Prej kohësh, presidenti aktual jep, jep, jep dhe nuk po nxjerr gjë. Bashkia nga ana tjetër nuk është se po nxirrte gjë nga xhepi. Bashkia nuk i ka dhënë thuajse asgjë. Vetëm një stadium i ka dhënë. Çfarë e ka ndihmuar tjetër .... E përsëris, ka bërë gjënë më me mend për të mirë të klubit.

Ju thoni që e ka menduar mirë. Gjithashtu, edhe tifozët shpresojnë shumë, por ndoshta investitor­ët e rinj duan vetëm stadiumin. Do të jetë lëvizja e duhur?

Halili duhet të jetë pjesë e kësaj sipërmarrj­eje. Ai ka përqindje dhe nuk mund të largohet. Situata është kthyer në biznes. Askush nuk po i mohon presidenti­t atë që ka shpenzuar për ekipin.

Jeni dakord që ishlojtarë­t e Tiranës të ulen dhe të diskutojnë me Halilin për të ardhmen e Tiranës?

Me mua presidenti ka folur diku para një muaji e pak. Po e them publikisht se unë jam dakord. Të vendosin ku do të takohen dhe do të jem aty për të folur. Bravo i qoftë që po bën takimin dhe ndryshimet te Tirana. Me afrimin e këtyre biznesmenë­ve, ai po mundohet ta bëjë Tiranën "super". Nëse palët e mbyllin marrëveshj­en, ju garantoj se Tirana do të bëhet si Skënderbeu, por e shumëzuar me dhjetë. Nuk e kam mohuar kurrë që Halili ka shpenzuar. Jam i bindur që nuk ka shitur ndeshje për para siç është bërë më parë. E kam thënë në televizor dhe e përsëris. Shumë kanë shitur ndeshje, jo Tirana. Nga unë i pari nuk ka dhe as pse të ketë pengesa.

Si ju është dukur skuadra këto kohë?

Ajo që i ndodhi Skënderbeu­t dihet. Ekipet janë atyaty. Mos kujtoni që Partizani, i cili është në vendin e parë, shkëlqen dhe është më mirë se vjet. Në asnjë mënyrë. Si i pari, i dyti dhe i

fundit nuk është se kanë diferenca. Shkon Partizani në Gjirokastë­r dhe barazon. Nëse t'i pretendon të fitosh titullin, duhet të fitosh jashtë. Në transfertë merren pikët. Tiranën për momentin nuk mund ta sulmojmë. Shpresoj shumë që të arrihet kjo dhe keni për të parë Tiranën e vërtetë.

Çfarë i duhet Tiranës në këtë kampionat që vazhdon në janar, flas këtu për merkaton?

E kam thënë disa herë, Tiranës i duhet një qendërmbro­jtës me përvojë, një sulmues goli, që gjithmonë ka pasur tre dhe një organizato­r i mirë. Sa për të tjerët, ata numërojnë topin, vrapojnë në fushë. Shihni Barcelonën, Pike, Iniesta, Mesi. Te Juvja e njëjta gjë. Po ju jap një shembull. E dini përse Teuta ka rezultate? Nuk ka asgjë më shumë se lojtarët me përvojë. Nuk bëri asgjë më shumë vetëm grumbulloi lojtarët me përvojë.

Ku ndryshon Mema nga Ze Maria?

Të them të drejtën, nuk dua t'i krahasoj. Po flasim për lojtarët në skuadër. Një situatë janë edhe problemet ekonomike dhe kjo ka ndikuar. E keqja e kësaj historie është ajo çfarë ndodh. Lym Alla thoshte: "Ti më jep miell misri dhe më kërkon bukë gruri". Kjo është edhe historia e dy trajnerëve të Tiranës. Nuk kanë mundur të bëjnë dot shumë. Për momentin duhen tri blerje.

Më mirë këta djem të vijnë nga Shqipëria apo nga jashtë?

Më mirë nga kampionati shqiptar. Bravo i qoftë Teutës. Osmani, Hidi, e njohin ambjentin. Lojtarët e huaj duan një vit e kusur për t'u përshtatur.

Cilën nga skuadrat shihni për titull?

Partizanin e shoh për titull nga të gjithë skuadrat e kreut. Është edhe pak punë politike në mes këtu në Shqipëri. Partizani ka më shumë stabilitet dhe kjo është e gjitha.

Tirana mund të shkojë në Europë siç ka premtuar presidenti Halili?

Ky objektiv arrihet vetëm nëse gjërat bëhen shpejt e shpejt tani në janar. Bëhen edhe katër blerje dhe nëse bëhet marrëveshj­a, ju siguroj se Tirana shkon në Europë.

Jeni me të vërtetë i bindur që do të jetë kështu...

Kujtoni Skënderbeu­n dy vitet e para. Ishte pushteti që e ndihmoi. Por nga ana tjetër edhe Ardian Takaj punoi. Tamam biznesmen, tregoi vetveten. Takaj arriti kulmin, nuk mund t'ia mohojmë. Për më tepër, kanë bërë edhe akademi në Korçë. Kështu bëhen punët. Skuadrat e tjera duhet të marrin shembull nga mënyra e menaxhimit të Skënderbeu­t. E përsëris, po arriti të modernizoj­në klubin dhe të bëjë këtë marrëveshj­e, i ka larë gjynahet në sy të njerëzve. Secilit i dhimbset shtëpia e vet. Më vjen keq për Vllazninë, por kaq. Koka më dhemb për Tiranën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania