Panorama Sport (Albania)

Krisje në Korçë, ja prapaskena­t

Trajneri mendoi dorëheqjen, pasi "veteranët" nuk po i përgjigjen, në janar priten lëvizje

- JORGIS MEMO

Katër humbje rad hazi nuk i hasnin në Korçë që kur për herë të fundit Skënderbeu luftonte për mbijetesë (në sezonin 2009-2010). Në këtë krizë të thellë rezultates­h që as vetë kapiteni i ekipit, Marko Radas, nuk i jep dot shpjegim, duket se nuk ka thjesht arsye teknike dhe të lidhura direkt me formën që po kalon skuadra. Fakti që pas humbjes me Luftëtarin në Korçë, trajneri Orges Shehi tha "mjaft", e më pas bëri prapaktheh­u, pasi presidenti Ardjan Takaj nuk i pranoi dorëheqjen, nuk mund të quhet aspak rastësi. Gjithçka është akumuluar prej javësh në Korçë dhe nëse rezultatet pozitive mund të fshehin disi problemet në skuadër, tashmë ato negative radhazi duket se i kanë nxjerrë në sipërfaqe. Burime të sigurta të "Panorama Sport" pranë klubit korçar tregojnë për një raport të ngrirë prej javësh të "senatorëve" të skuadrës me presidenti­n Takaj dhe gjithashtu trajnerin Shehi. Nëse me këtë të fundit kanë qenë të detyruar të përballen çdo ditë në stërvitje, ajo që ka krijuar një hendek të madh ka qenë raporti i "veteranëve" si Radas, Vangjeli dhe Muzaka me kreun e klubit. Mësohet se këta të fundit i kanë kërkuar takim Takajt pas ndeshjes me Luftëtarin, por kreu i klubit i ka refuzuar. Pakënaqësi­të e "veteranëve" janë shtuar këtë periudhë për faktin se klubi nuk ka mbajtur premtimet në lidhje me paktin që palët kanë bërë në verë. Presidenti Takaj ka mohuar të ketë një krizë financiare te Skënderbeu, por në këtë moment edhe vetë lojtarët druhen të thonë të vërtetën. Gjithsesi, ajo që është vënë re gjatë javëve të fundit, ka të bëjë me impenjimin e lojtarëve kryesorë. Edhe pse Shehi nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht, burime pranë klubit tregojnë se trajnerit nuk po i përgjigjen "veteranët" dhe kjo e ka zhgënjyer së tepërmi atë, prandaj dhe ka menduar të largohet nga drejtimi i skuadrës. Janari pritet të jetë muaji ku Skënderbeu mund të ketë një valë largimesh dhe të parët që mendohet se do ikin janë pikërisht Radas dhe Vangjeli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania