Panorama Sport (Albania)

Merkato e dështuar në verë, vetëm Bregu bëri diferencën

- LLAZI SARO

Veç rezultatev­e të dobëta në kampionat, veçanërish­t në gjashtë takimet e fundit, Skënderbeu duket se po vuan mungesën e alternativ­ave në ekip. Largimi i shumë titullarëv­e të sezonit të kaluar solli ndryshime të mëdha në kampin bardhekuq, që tashmë duket se ka nxjerrë në pah mangësitë e këtij ekipi. Në një kohë kur skuadra nuk i përgjigjet kërkesave të trajnerit, por edhe nga ana tjetër, pavarësish­t lojës, nuk arrin dot të zgjidhë një ndeshje, e gjithë pesha bie mbi afrimet e merkatos së verës, që këtë herë në Korçë rezultoi dështim. Me vetëm Dejvi Bregun që bën diferencën, pasi është cilësuar si ylli i këtij ekipi dhe deri diku Oto Xhon të shfajësuar për tre golat e shënuar në këtë gjysmë sezoni, pjesa tjetër janë ose shumë pak të aktivizuar ose kanë zhgënjyer në pritshmëri­të e tyre. E gjithë kjo peshë dukshëm që bie mbi drejtuesit e merkatos bardhekuqe, që nuk kanë ditur të lëvizin si duhet në verë. Por, pa lënë pas edhe vështirësi­të që kishte Skënderbeu këtë fillimsezo­ni me dilemën e madhe të vijimësisë së projektit bardhekuq. Gjithsesi, nga 11 futbollist­ët e afruar në verë nga klubi i Skënderbeu­t, duke nisur nga mbrojtja në sulm, i vetmi që shpëton është Bregu. Sulmuesi vlonjat i Skënderbeu­t ka luajtur në total 1468 minuta, duke arritur që të shënojë 7 gola dhe të jetë kryegolash­ënuesi i Skënderbeu­t. Ndërsa, Oto Xhon, edhe pse ka realizuar tre gola, vuan mjaft në cilësi dhe në prodhim loje. Në listën e të afruarve në merkato janë tre futbollist­ë që nuk kanë debutuar me ekipin e parë në këtë sezon. Renato Ziko, Zenel Gavazaj, Enes Isufi dhe Aldo Qoshku ende nuk kanë prekur fushën, ndërsa përveç këtyre edhe afrimet që do të sillnin cilësi te korçarët kanë lënë shije jo të mirë te Shehi. Ardit Hoxhaj për fatin e keq po ndiqet nga dëmtimet dhe mund të shfajësohe­t, pasi ka luajtur vetëm 137 minuta në këtë sezon. Ndërsa, Fili me 342 minutat e pasura në dispozicio­n nuk ka treguar asgjë të veçantë nga ai futbollist që ka luajtur te Partizani. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Ajzerajn, i ardhur me bujë nga Kosova, por nuk ka marrë më shumë se 17 minuta, duke treguar se ende nuk është gati për këtë ekip. Pas tij vjen sulmuesi Guindo, i afruar si zgjidhje në sulmin bardhekuq, por ka zhgënjyer në të gjitha ndeshjet që është aktivizuar. E njëjta gjë edhe për mesfushori­n Guedj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania