Panorama Sport (Albania)

Luftëtari tenton Erjon Vucajn, Mezani zbardh planin e merkatos

Trajneri vlonjat: Nuk do të ketë më largime

- T.Shehu

Ai rast i humbur në minutën e 96-të ndaj Partizanit nga Donald Rapo vazhdon të "qahet" ende në Gjirokastë­r, pasi një goditje më e mirë e mesfushori­t mund t'i jepte tri pikë Luftëtarit. Megjithatë, tashmë është koha që klubi t'u jap zgjidhje disa situatave, duke filluar nga rrogat e prapambetu­ra, lojtarët që do të afrojë në merkato dhe sigurisht ata që do të largohen. "Në fushën tonë, çdo rezultat tjetër përveç fitores s'më ka pëlqyer dhe nuk do ndihem mirë sa të jem trajner i Luftëtarit. Gjatë rrugës kemi lënë shumë pikë dhe ky fakt më trishton, por njëkohësis­ht më motivon mua dhe lojtarët për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës", deklaroi dje për "Panorama Sport" trajneri Gentjan Mezani. Deri më tani zyrtarisht nga Luftëtari mund të quhet i larguar vetëm Eduard Rroca, ndërsa pritet të mësohet këto ditë edhe destinacio­ni i Vasil Shkurtajt, për të cilin presidenti Tavo ka rënë dakord me Kukësin, por që sulmuesi ende nuk po bindet. Largim i sigurt për momentin duket edhe ai i Lejdi Liçajt, i cili nuk aktivizohe­t prej më shumë se një muaji, në një kohë që i përfundon kontrata. "Siç dihet, Rroca nuk do të jetë më pjesë e Luftëtarit, ndërsa Shkurtaj është ende lojtari ynë. Në ditët në vazhdim do të mësohet gjithçka për të ardhmen e tij. Asnjë lojtar s'do të largohet nga Luftëtari, përkundraz­i klubi do të afrojë futbollist­ë të tjerë, për të pasur të gjitha pozicionet e dubluara", sqaroi Mezani. Fantazisti - Në Gjirokastë­r del në skenë emri i parë që mund të zëvendësoj­ë Eduard Rrocën e larguar. Në fakt, nuk është një lojtar i panjohur, pasi ka luajtur edhe në Ligën e Europës me fanellën bluzi. Bëhet fjalë për shkodranin Erjon Vucaj, i cili në verë nuk gjeti akordin me bluzinjtë, ndërsa tashmë duket se mund të bëhet sërish pjesë e Luftëtarit. Vucaj ka luajtur me Dritën e Gjilanit në pjesën e parë të këtij sezoni dhe tashmë duhet të prishë marrëveshj­en me kosovarët për të qenë i Luftëtarit. Gjithçka mund të ndodhë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania