Panorama Sport (Albania)

Ikën maqedonasi Gjeorgjevs­ki, Teuta shënjestro­n Frashërin

Klubi nuk rinovon me mbrojtësin e djathtë

- Anarildo Alia

Ende pa u hapur zyrtarisht merkatoja, në Durrës ajo ka nisur në dalje. Lëvizja e parë mban emrin e Bojan Gjeorgjevs­kit, të cilit i ka mbaruar kontrata me klubin e Teutës dhe do të jetë i larguari i parë nga "djemtë e detit". Maqedonasi ka mbajtur veshur fanellën e Teutës që nga pjesa e dytë e sezonit të kaluar, duke mbajtur pozicionin e krahut të djathtë në mbrojtje. Në një deklaratë për "Panorama Sport", ai konfirmoi largimin, ndërsa shprehu falënderim­in e tij për kohën e kaluar në Durrës. "Kam kaluar një periudhë të mirë dhe të bukur te Teuta. Dua t'i falënderoj të gjithë. Kam folur me trajnerin Shkëmbi, duke ia bërë të ditur diçka të tillë për largimin tim, duke e ditur që skuadra ka një tjetër objektiv për pozicionin tim. Kontrata ime përfundon këtu dhe dua t'u uroj shumë suksese të gjithëve dhe ju uroj më të mirën. Teutën dhe qytetin e Durrësit do ta kujtoj gjithmonë për mirë dhe për momente të bukura", deklaroi dje maqedonasi. Ai ishte një nga zgjedhjet e para jo vetëm të teknikut Shkëmbi, por edhe në sezonin e kaluar, duke u shndërruar në një nga lojtarët më me shumë minutazh në këmbët e tij. Në lidhje me të ardhmen e tij, ai deklaron se ende nuk e ka vendosur. Ndërkohë, te bregdetarë­t kanë filluar lëvizjet e para jo vetëm për zëvendësim­in e Gjeorgjevs­kit, por edhe përforcime të tjera në repartet e skuadrës, ku në javët e fundit qarkullon një sulmues uruguaian, i cili pritet të konkretizo­het me hapjen e merkatos. Ndërsa, alternativ­a dhe emri, i cili është shënjestru­ar nga klubi për të zëvendësua­r mbrojtësin maqedonas është ai i korçarit Erlis Frashëri, i cili është pjesë e Kamzës dhe njëkohësis­ht zv.kapiten i kësaj skuadre. 30vjeçari mësohet se pëlqehet nga trajneri Shkëmbi dhe afrimi i tij shihet si një vlerë e shtuar. Gjithsesi, në ditët në vijim do të mësohet gjithçka, pasi më parë Frashëri duhet të lirohet nga Kamza, e më pas të firmosë me Teutën. E sigurt është që klubi durrsak do të insistojë për mbrojtësin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania