Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja e femrave i merr trajnerin Apolonisë

"Gabuam në ndeshjen me Lushnjën, ja si ringrihet ekipi"

- BUJAR RAMA

Pas një jave "të tallazi tur", Apolonia ka marrë një barazim pa gola në Lushnjë, një rezultat pozitiv pas zhvillimev­e të javëve të fundit. Skuadra mbeti pa trajner pas dorëheqjes së Mihos dhe stafit të tij, por klubi e ka pasur gati zgjidhjen: Maringlen Kule në pankinë që, ndonëse vetëm 35 vjeç (sa Miho), drejtuesit e klubit ia njohin mirë vlerat këtij trajneri, ndaj i besuan drejtimin provizor të Apolonisë pas dorëheqjes së Mihos, me dëshirën për një bashkëpuni­m afatgjatë, por Kule sapo ka marrë propozimin nga FSHFja që të jetë trajner i parë i Kombëtares së femrave U-19 nga janari i ardhshëm. Kule rrëfen gjithçka në intervistë­n e tij për "Panorama Sport".

Kule, le t'ia nisim nga ndeshja me Lushnjën. Si e vlerësoni ju këtë paraqitje?

Unë e njoh në vazhdimësi skuadrën, sepse u bënë vite këtu, si futbollist e si trajner. Edhe këtë sezon e kam ndjekur me shumë vëmendje. Vështirësi­të gjatë javës? Me Lushnjën jam pjesërisht i kënaqur nga loja jonë. Bëmë një ndeshje deri diku të mirë, por kishim përgatitur një ekip për të fituar. Na mungoi pasi i fundit dhe finalizimi, pa harruar që skuadra ra shumë në lojën e saj gjatë 20-25' të fundit të takimit. Nuk mendoj se ndikoi përgatitja fizike, por ajo psikologji­ke, pasi Lushnja është dhe mbetet një kundërshta­r i fortë. Megjithatë, gjej rastin t'i përgëzoj lojtarët tanë për atë që bënë.

I artikuluar shpesh si "trajner emergjence", por gjithmonë keni ditur "të injektoni" në skuadër filozofinë tuaj...

Ju doni "sekrete"? Asgjë e veçantë dhe besoj se çdo trajner i ri i mëshon pasionit, punës, këmbëngulj­es dhe besimit, elemente që të mbajnë në "treg" trajningun nëse i menaxhon siç duhet. Për të kaluar te përvoja personale, po ju them se mua më ka ndihmuar shumë puna si trajner i dytë, pasi kam pasur fatin të punoj me specialist­ë shumë të mirë, të cilët i respektoj të gjithë, por do të veçoja Shensoin gjatë kohës te Bylis, një profesioni­st që rrallë i vjen futbollit shqiptar. Tek Apolonia, ua thashë, duke e njohur këtë mjedis e duke më njohur lojtarët, vështirësi­të ezaurohen. Termi "trajner emergjence" nuk është pjesë e fajit tonë...

Trajner i Kombëtares së femrave U-19 të Shqipërisë, çfarë do të thotë kjo për Maringlen Kulen?

Privilegj dhe përgjegjës­i, besim dhe motivim, nder dhe detyrim i padiskutue­shëm për mua, teksa premtoj se do të bëj maksimumin për të justifikua­r këtë besim, mbi të gjitha për dinjitetin dhe ngjyrat e kombit në këtë përfaqësim.

Ju ka shërbyer trajnimi i vajzave të Apolonisë gjatë këtij sezoni në zgjedhjen tuaj si trajner i Kombëtares U-19 të futbollit femëror?

Po, pa dyshim që më ka ndihmuar shumë. Futbolli i meshkujve dhe i femrave janë dy tablo të ndryshme, kanë specifika të ndryshme, jo thjesht për shkak të gjinisë, të zhvillimit të mëvonshëm të futbollit te femrat. Ama, janë përvoja shumë të vlefshme për trajnerët, jo thjesht në aspektin e kontrast-krahasimit me futbollin tradiciona­l mashkullor, por në aspektin e trajtimit real dhe pa paragjykim­e të këtij sporti. Për fat, Apolonia jonë në futbollin e femrave ka pasur një punë të mirorganiz­uar ndër vite dhe indica jonë si klub ka qenë për t'i dhënë një shtysë të mëtejshme, për të sfiduar Vllazninë, kampionen e padiskutue­shme. Besoj se kemi bërë mirë deri tani dhe ndiej keqardhje që shkëputem nga kjo pjesë, pasi përkushtim­i i atyre vajzave ka qenë i jashtëzako­nshëm, sfidë dhe kënaqësi po aq e jashtëzako­nshme për të punuar në një ekip me aq grintë. Nuk e teproj nëse them se Apolonia e femrave është ekipi më i mirë i këtij sporti pas Vllaznisë dhe pa dyshim që ne respektojm­ë punën e palodhshme e plot sakrifica të trajnerëve paraardhës, që e ngritën në këto nivele: Arben Ymeraj, Alma Dizdari, i paharruari Vangjel Capo etj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania