Panorama Sport (Albania)

Java e Bylisit, Vllaznia nis sërish shkëputjen

- Besar Bozgo

Me "derbin" Apolonia-Lushnja u mbyll edhe java e fundit për këtë vit. Vllaznia është kthyer sërish në +7 pikë nga ndjekësi më i afërt që është Erzeni. Shkodranët kanë kaluar me shumë lehtësi sfidën ndaj Veleçikut duke fituar me rezultatin e pastër 2-0. Një ndeshje e lehtë për Vllazninë që ka siguruar një 3pikësh shumë të rëndësishë­m duke e mbyllur vitin në mënyrën më të mirë. Koplikasit e kanë pasur të vështirë ndaj shkodranëv­e, ndërsa gjithçka ka shkuar në mënyrën e duhur. Erzeni është ndaluar një barazim 1-1 në Lezhë ndaj Besëlidhje­s. Shijakasit e kanë parë veten në disavantaz­h në minutat e para, por kanë arritur të barazojnë në pjesën e dytë. Lezhjanët mbeten shumë mbrapa vendit të parë dhe tashmë ngjitja në Superiore është sërish një ëndërr. Dinamo është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Blutë kanë fituar lehtësisht me rezultatin 30 ndaj Shënkollit një sfidë të dominuar plotësisht prej tyre. Kryeqyteta­sit kanë bërë një ndeshje shumë të mirë ku Markovanba­sten Çema ka shënuar dy gola. Ndërsa, Shënkolli tregon edhe një herë se ndeshjet jashtë e ka shumë të vështirë t'i përballojë. Lezhjanët kanë pësuar shtatë humbje në po kaq takime që kanë luajtur jashtë fushe këtë sezon. Dënimet e shumta të titullarëv­e e kanë penalizuar ndjeshëm skuadrën, e cila duket se do të luftojë fort për t'i shpëtuar rënies nga kategoria. Korabi ka marrë një fitore shumë të rëndësishm­e në fushën e vet, ku ka mundur Ilirinë me rezultatin 1-0. Një sfidë e dominuar nga dibranët ku Griseld Lika vendos ndeshjen me eurogolin e shënuar nga goditja e dënimit në fillim të pjesës së dytë. Burreli fiton duelin e mbijetesës me Vorën e vendit të fundit. Një ndeshje ku matjanët shënojnë dy gola dhe tashmë janë me pikë të barabarta me fushë-krujasit. Lufta për mbijetesë do të jetë shumë e fortë. Në Grupin B, java e fundit e vitit ka folur plotësisht për Bylisin që është shkëputur me katër pikë nga ndjekësi më i afërt që është Besa. Ballshiotë­t fitojnë lehtësisht në transfertë­n e Elbasanit me rezultatin 4-1 në një ndeshje ku nuk e diskutuan triumfin për asnjë moment. Besa është ndalur në një barazim pa gola në takimin e luajtur në Kavajë ndaj Orikumit. Verdhezinj­të kanë fajësuar gjyqtarin për atë rezultat duke pretenduar për dy penallti të padhëna dhe një gol të pastër të anuluar. Në fund, treshes së gjyqtarëve iu është dashur të qëndrojë për rreth 10 minuta në mesin e fushës, për shkak të protestave të zyrtarëve të Besës. Tomori e ka mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme vitin duke u mundur në fushën e vet nga Egnatia. Edhe pse beratasit kanë kaluar të parët në avantazh, më pas gjithçka është përmbysur dhe Egnatia ka siguruar një 3-pikësh të rëndësishë­m. Në fund të ndeshjes, trajneri i Tomorit, Bledar Devolli, ka dhënë dorëheqjen. Lushnja dhe Apolonia nuk ka prodhuar fitues ku në "derbin" e luajtur të dielën pa tifozë, asnjë prej skuadrave nuk ka arritur të shënojë. Në fund të pjesës së parë të kampionati­t, diferencat mes skuadrave janë rritur disi, ku Lushnja është nëntë pikë mbrapa Bylisit të vendit të parë. Pogradeci ka shfryrë ndaj Turbinës duke e mundur thellësish­t 5-1.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania