Panorama Sport (Albania)

Statistika

-

- Interi do të vijë në këtë përballje pas gjashtë fitoreve radhazi në fushën e tij në ndeshjet e kampionati­t. Kjo është më e gjata që nga shkurti i vitit të kaluar. Zikaltrit shpresojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit ndaj Kievos në transfertë.

- Miqtë nga Napoli kanë shënuar të parët në shtatë ndeshjet e fundit.

- Vetëm skuadra e Juventusit ka pësuar më pak gola (14) se Interi. Skuadra e Luçiano Spaletit ka pësuar 86 për qind të golave në pjesën e dytë të takimeve të luajtura.

- Napoli nuk njeh asnjë humbje në 10 ndeshjet e fundit në kampionati­n italian. Në katër nga pesë ndeshjet e fundit, ata nuk kanë pësuar asnjë gol. - Miqtë kanë shfaqur një formë të mirë në ndeshjet në transfertë, duke fituar katër radhazi. Edhe në përballjet direkte ata kanë fituar vetëm dy herë në 10 ndeshjet e fundit midis tyre.

- Interi ka pesë ndeshje radhazi që nuk pëson në San Siro. Kjo nuk ndodhte që prej sezonit 2010. - Napoli dhe Interi janë ndarë katër herë me rezultatin 0-0.

- Pas minutës së 75-të Interi ka shënuar 11 nga 29 golat e tyre. Ndërsa, Napoli 12 nga 34.

- Miqtë ndodhen në vendin e dytë të klasifikim­it me 41 pikë. Zikaltrit janë në vendin e tretë me 31 pikë. Golavarazh­i flet për skuadrën e Ançelotit që ka pësuar 14 gola, po aq sa edhe zikaltrit, por ka shënuar 34 nga 29 të skuadrës së Spaletit. - Interi ka arritur të fitojë vetëm dy ndeshje në pesë javët e fundit, duke barazuar dy dhe humbur një. - Interi ka fituar vetëm një ndeshje në 11 të fundit ndaj Napolit.

- Në 72 ndeshjet e luajtura në San Siro midis dy skuadrave, zikaltrit kanë shënuar 136 gola kundrejt 68 të napolitanë­ve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania