Panorama Sport (Albania)

Nga Vanda te Naingolani e Spaleti, në 10 ditë Marota ndryshoi Interin

Administra­tor i ri me "dorë të hekurt"

-

Ndoshta çështja "Naingolan" ka nxjerrë në pah problemet e gjithë Interit. Ndoshta nuk ishte kjo strategjia e mediave. Megjithatë, diçka është e sigurt: zikaltrit kanë ndryshuar marsh. Jo në fushë, ku frenimi është i dukshëm: sepse fitoret ndërtohen jashtë, ndeshja është hallka e fundit e zinxhirit. Xhuzepe Marota duket si një dizajner që hyn për të revolucion­uar arredimin, duke nisur nga elementët kryesorë. I kanë mjaftuar dhjetë ditë kohë për të sistemuar publikisht bashkëshor­ten-menaxhere të kapitenit të skuadrës, blerjen kopertinë të merkatos së fundit, përveçse (në mënyrë më të heshtur) i ka sugjeruar trajnerit të skuadrës një dialektikë më pak agresive. Ikardi, Naingolan dhe Spaleti: pra, Marota ka marrë në dorë kontrollin e Interit, ka riorganizu­ar shtyllën kurrizore të klubit dhe ka caktuar menjëherë një linjë drejtimi më të ashpër.

KTHESA - Vendimi për të vënë Naingolani­n me shpatulla pas muri është pranuar edhe nga trajneri dhe drejtori sportiv, Auzilio, gjatë drekës së dy ditëve më parë në "Appiano Gentile". Por, sinjalin për të marrë masën e dha Marota. Nëse është e vërtetë që vonesa e së dielës është vetëm maja e ajsbergut e një serie sjelljesh jashtë normave (mes vonesash në mbledhje teknike dhe seancash fizioterap­eutike të ndërprera përpara kohe) është po aq e vërtetë që bëmat e "Ninxhës" ishin toleruar deri tani, me shpresën që herët a vonë paraqitjet në fushë të mbulonin problemet. Marota ka bërë një kthesë të plotë. Mjafton të kujtohet çështja "Bonuçi", i dërguar në tribunën e "Estadio do Dragao" të Portos pas zënkës me Alegrin në ndeshjen paraardhës­e kundër Palermos. Të mbahet një qëndrim profesiona­l: është ky "urdhri" i parë i rregullore­s së Marotës; nuk ekzistojnë rrugë të dyta, sepse kështu forcohet koncepti i grupit. Dhe Naingolan u ndëshkua në respekt të shokëve të skuadrës. Ndryshimi është bërë, ndër të tjera, edhe nga pikëpamja komunikati­ve.

SINJALE - Në fund të fundit, grushti i fortë i përdorur me Ikardin dhe Vanda Narën lidhur me temën e rinovimit është i së njëjtës peshe: gjithçka që qëndron jashtë fokusit të Interit, nuk duhet më të interesojë. Por, në këtë rast hapi ka qenë edhe më i madh. Nëse nuk do të merret për bazë hipoteza e një largimi të Naingolani­t që në janar, do të thotë në njëfarë mënyre të vendoset në diskutim ndërtimi i Interit të madh, që për Interin vendosi në bilanc një investim prej 39,2 milionë eurosh. Mesazhi, indirekt deri në një pikë, ka shkuar deri te Spaleti, i cili verën e kaluar bëri gjithçka për të transferua­r belgun në Milano, duke sakrifikua­r edhe Zaniolon. "Zikaltrit u detyruan të thonë po", ka treguar disa ditë më parë Igor, babai i mesfushori­t të Romës. Kanë kaluar gjashtë muaj, duket si një jetë e tërë. Për më shumë nëse mjaftojnë vetëm dhjetë ditë për të ndryshuar skenar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania