Panorama Sport (Albania)

Galjardini: Me Napolin pa frikë, vitin tjetër dua një trofe

Mesfushori italian: Nuk jemi larg nga Juvja

- Çfarë kundërshta­ri do sfidoni?

"Jam i bindur se mund t'i sfidojmë: nuk ndihemi inferiorë kundrejt Napolit". Në një intervistë për të përditshme­n "Corriere dello Sport", mesfushori i Interit, Roberto Garljardin­i, karikon zikaltrit në prag të një (super)sfide, sa spektakola­re po aq edhe e rëndësishm­e për sezonin interist: jugorët ndodhen 8 pikë larg dhe një humbje nesër (luhet në 20:30) do ishte fatale për skuadrën e Spaletit në luftën për vendin e dytë. Një skuadër të fortë dhe të stërvitur nga një trajner i madh. Ançeloti po zhvillon një sezon të madh, pavarësish­t se nuk e kishte të lehtë: gjeti një grup që stërvitej prej 3 vitesh radhazi nga Sarri dhe arriti të gjente menjëherë sintoninë me të gjithë.

Tani "axurrët" janë +8 pikë, do firmosnit për vendin e tretë?

Napoli po ecën mirë, por sezoni është i gjatë dhe llogaritë i bëjmë në fund.

Mes eliminimit nga Champions-i dhe barazimit në Veronë, megjithatë, fundi i 2018-ës nuk mund të konsideroh­et brilant për ju…

Kërkuam me çdo kusht të kalonim turnin në Champions, por shkoi keq dhe tani nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të japim maksimumin në fushë për t'u rikthyer vitin tjetër në kompeticio­n.

Sa ju peshoi ta shihnit Champions-in nga tribuna? Çfarë i mungoi Interit për të kaluar fazën?

E pranoj, disi më peshoi sepse sezonin e kaluar dhamë gjithçka për ta arritur. Për fat të keq përjashtim­i im, së bashku me Zhoao Marion dhe Dalbertin, janë fryt i "Fair Play Financiar". Me ne të tre do kishte qenë ndryshe (qesh). Tani të fokusohemi te Liga e Europës, një kompeticio­n prestigjio­z.

Me përjashtim të ndonjë mrekullie, megjithatë, ju do qëndroni sërish jashtë nga lista…

Të shohim… nëse ndodh, do sillem si gjithmonë: duke punuar në maksimum.

Mendoni sërish për shtyllën e goditur në Torino kundër Juventusit?

Ishte një episod i pafat, sepse topi përfundoi në pjesën e brendshme të traut. Fati nuk më ndihmoi, por mund të bëja më mirë, e pranoj.

Sa e madhe është diferenca mes Interit e Juves?

Jo shumë, edhe pse është e vështirë të kuantifiko­het. Na mungon mentalitet­i dhe vazhdimësi­a: të nevojshme për të pasur të njëjtin rendiment përgjatë sezonit. Duhet të mësojmë të vuajmë e të mos pësojmë gola banalë.

Çfarë bilanci i bëni 2018ës suaj?

Pata momente të vështira, nga të cilat dola duke u stërvitur me intensitet, me vendosmëri­në më të madhe. Klubi sakaq ju tregoi besim, duke iu rinovuar kontratën në verë? Për mua ishte një hap i rëndësishë­m. Çfarë i kërkoni 2019-ës? E përsëris: e gjithë skuadra është në të njëjtën linjë me presidenti­n Zhang dhe dua të ngre një trofe me Interin. Do ishte i pari i karrierës sime dhe shpresoj t'ia arrij qëllimit këtë vit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania