Panorama Sport (Albania)

Valsi i sulmit, afrohet shkëmbimi Higuain-Morata, pëlqehet edhe Pato

-

Dy ndeshjet e fundit këtë vit, ato kundër Frozinones dhe Spalit mund të jenë të fundit për Gatuzon, por edhe për Higuainin. Sipas "Sportmedia­set", eksperienc­a e sulmuesit 30-vjeçar me kuqezinjtë po i drejtohet fundit. Drejtuesit e Milanit dhe ata të Çelsit po punojnë në heshtje, por intensivis­ht për të përfunduar me sukses operacioni­n e shkëmbimit me Moratën muajin e ardhshëm. Po perfeksion­ohen vetëm detajet e fundit dhe burimet nga Italia konfirmojn­ë se mbyllja e operacioni­t është e pashmangsh­me. "El Pipita" do t'i bashkohej në këtë mënyrë ish-trajnerit të tij, Mauricio Sarri, i cili është në kërkim të një sulmuesi, ndërkohë që në drejtim të kundërt do të vijë sulmuesi spanjoll. Drejtori teknik i Milanit, Leonardo dhe drejtoresh­a e përgjithsh­me e Çelsit, Marina Granovkaia, janë takuar javët e fundit jo vetëm për të ardhmen e Bakajokos dhe Fabregasit, por kanë diskutuar edhe këtë operacion, që mund të bëhet në dy mënyra. Plani i parë është që Higuain të shkojë në Londër në formë huazimi (duke e lejuar Juventusi) dhe me lirinë për të zgjedhur në qershor për ta transferua­r përfundimi­sht, ndërkohë që Morata do qëndronte te Milani për 18 muaj, gjithnjë me formulën e huazimit. Mundësia e dytë është një shkëmbim kokë më kokë për vetëm 6 muaj dhe në fund do vendosej nëse argjentina­si do mbetej përfundimi­sht në "Stamford Bridge", ndërsa spanjolli në "San Siro". Sipas "Corriere dello Sport" e hapur mbetet edhe mundësia e një rikthimi të Patos, por problemi është klauzola e prishjes së kontratës së braziliani­t me klubin kinez, Tianjin Quanjian, që është fiksuar te 25 milionë eurot.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania