Panorama Sport (Albania)

Kastijeho, premtim tifozëve: Milanin do ta keni me siguri në Champions

Talenti spanjoll: Nuk e keni parë ende potenciali­n tim

-

Samuel 'Samu' Kastijeho, sulmuesi i krahut të Milanit, është i sigurt se në fund kuqezinjtë do ta mbyllin sezonin me një biletë në Champions. Në një intervistë për mikrofonat e televizion­it "DAZN", talenti spanjoll, tifoz që fëmijë i "Djallit", komenton edhe ecurinë e tij të deritanish­me me fanellën kuqezi dhe raportin special që ka ndërtuar me trajnerin Gatuzo.

Kontakti juaj i parë me Milanin ka qenë që në fëmijëri...

Po, është një foto e vitit 2006, isha ende fëmijë dhe përpara një ndeshjeje kisha shkuar në dhomën e zhveshjes së skuadrës, atje ku sot eci shpesh. Pastaj është edhe një foto tjetër: jam në sheshin Duomo me flamurin e Milanit.

Po kujtimet e para të klubit, cilat kanë qenë? Çfarë ju kujtohet nga skuadra që keni parë për herë të parë?

Më kujtohen lojtarë si Paolo Maldini dhe Xhenaro Gatuzo. Ajo ishte një skuadër që fitoi gjithçka. Që fëmijë e dashuroja futbollin dhe ajo ishte një skuadër që e kam ndjekur gjithmonë. Në moshën 12-vjeçare pata mundësinë për të ardhur në Milano dhe hyrë në dhomën e zhveshjes përpara një ndeshjeje. Bëhej fjalë për Milan-Torino (0-0). Alberto Xhilardino gaboi një penallti. Më kujtohet gjithçka në mënyrë perfekte. Stadiumi ishte impresionu­es dhe tifozët të pabesueshë­m për mënyrën sesi e mbështesni­n skuadrën. Këto të gjitha janë

kujtime të paharruesh­me.

Dhe një ditë erdhët vetë në Milano. Si ishin muajt e parë si protagonis­t me ngjyrat kuqezi?

Nuk pata shumë hapësira për të treguar vlerat e mia në kampionat, por sigurisht që mund të jap më shumë. Për këtë më transferua­n. Leonardo pati besim tek unë dhe tani unë dua t'ia shpërblej.

Por, përse nuk është parë ende Kastijeho më i mirë?

Është e qartë: ajo për të cilën ka nevojë një i ri është vazhdimësi­a, të luajë, të ndiejë besimin dhe shohë gjërat që të kenë sukses

dhe që në fund, futbolli që ke brenda të dalë jashtë. E gjitha kjo duhet të ndodhë dhe ka ende shumë gjëra nga unë për t'u parë akoma.

Interesant­e ishte videoja e priftit që iu kërkonte të mos largoheshi­t nga Vijareali drejt Milanit. Ishte ai momenti i "zyrtarizim­it" të transferim­it tuaj...

Po flitej për shitjen time te Milani, priftit i pëlqeja shumë sesi luaja dhe më kërkoi që të mos largohesha. Dikush po filmonte meshën dhe ai foli për transferim­in. E zyrtarizoi, nuk ishte akoma 100 për qind e sigurt, por ish- te përcaktuar thuajse gjithçka dhe në fund e mbylli ai.

Keni bërë një tatuazh të ri, çfarë domethënie ka?

Kam bërë numrin 7, atë që mbaj tani në fanellë. I kam bërë tatuazh të gjithë numrat, me të cilët kam luajtur deri tani dhe doja të bëja edhe shtatën.

Meqë jemi te numri 7. Çfarë do të donit të merrnit nga numrat 7 që kanë luajtur te Milani: Robinjo, Aleksandre Pato apo Andrij Shevçenko?

Nga Robinjo driblimin, një lojtar fantastik në situatat një kundër një. Që kur isha i vogël, e admiroja shumë. Paton e kam pasur edhe shok. Është e pabesueshm­e mënyra sesi godiste topin dhe shpejtësia që kishte. Dhe pastaj është edhe një njeri i madh. Ndërsa, Shevçenko kishte gjithçka. Fitoi "Topin e Artë"... fitoi gjithçka me Milanin. Një pikë referimi për tifozët. Dihet që ai kishte gjithçka.

Në cilin aspekt duhet të përmirësoh­eni sipas trajnerit Gatuzo?

Më thotë se duhet ta bëj në gjithçka. Bën shumë humor me mua, është një trajner shumë pranë lojtarëve dhe të ndihmon. Flet me të gjithë, ulërit me të gjithë. Është një trajner gjithnjë aktiv dhe në fund të detyron të qëndrosh gjithnjë me sytë hapur. E gjitha kjo na ndihmon ne lojtarët.

Çfarë garancish jep Milani që mund të shkojë në Champions?

Jep, sepse jemi një skuadër me mentalitet fitues, me lojtarë të fortë, jemi një grup shumë i bashkuar. Jemi një familje falë trajnerit: është kjo ajo që dëgjoj prej tij që nga dita e parë. Dhe në fund, skuadrat kompakte dhe familjet e mëdha arrijnë rezultate.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania