Panorama Sport (Albania)

Kriza, Kriza, Sarri: Sarri: Çelsi Çelsi për për psikolog psikolog

"Motivet për të cilat humbëm nuk kanë qenë sportive, kemi probleme psikologji­ke"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ç elsi i bukur dhe fitues i fillimse zonit duket një kujtim i largët. Momenti fantastik i bluve të Londrës është harruar nga 3 humbjet e pësuara në 6 ndeshjet e fundit në Premier Ligë. Ndalesa e fundit, në shtëpi kundër Leiçesteri­t, i dërgoi djemtë e Sarrit -11 pikë nga Liverpuli dhe thuajse u dha fund ambicieve të skuadrës për titull. Dhe për të rinisur, trajneri italian po mendon për një revolucion të vërtetë. PSIKOLOG PËR TË GJITHË - Siç zbulon "The Sun", Sarri po vlerëson hipotezën për të marrë një psikolog për të rikthyer skuadrën në rrugën e duhur. Sipas ish-trajnerit të Napolit, ajo që ndodhi ndaj "dhelprave" në "Stamford Bridge" nuk varet nga problemet taktike apo fizike. "Kam pasur psikolog sportiv që 15 vite më parë në Itali, por ishte e vështirë, sepse klubet nuk ishin gati atëherë. Por, tani mund të flasim, përse jo? Motivi për të cilin humbëm nuk ishte kondicioni ynë fizik. Të shtunën ishim shumë mirë në fushë për 55 minuta, por dy minuta pasi pësuam gol, ishim në telashe. Kështu që kjo mendoj se është një tjetër arsye".

NGËRÇI PSIKOLOGJI­K kaloi në konfuzion pas golit të Vardisë: një sjellje që surprizoi Sarrin, i cili pak ditë më vonë mbetet ende i shokuar dhe do ta analizojë gjatë atë që ndodhi: "Mbetëm të shokuar. Për çdo ndeshje ne përgatisim një ndeshje pas ndeshjes. Do të përgatisim

video individual­e, për gabimet individual­e. Unë dua të flas me grupin së pari dhe më pas do flas me 3-4-5 lojtarë. Nuk di sa janë për momentin. Por, sigurisht që do bëjmë gjithçka për ta shmangur të njëjtin problem në të ardhmen".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania