Panorama Sport (Albania)

“Gjenerali” Valverde, lideri i heshtur i suksesit të Barçës

Trajneri i Barcelonës është heroi i katalanasv­e

-

Ernesto Valverde është lideri i Barcelonës. Është duke ndërtuar një skuadër të fortë, që në gjysmën e këtij sezoni ka rikthyer optimizmin për ta mbyllur me trofe. Trajneri ka dalë më i fortë dhe më i zoti nga të gjitha situatat, me të cilat është dashur të përballet deri tani, që nuk kanë qenë pak. Shkoi në këto pushime me vendin e parë në kampionat dhe me një ecuri shumë pozitive, 4 fitore dhe asnjë gol i pësuar. Diçka të tillë e bën vetëm një "mjeshtër" si Valverde, që në fakt shfaqet shumë pak në media dhe nuk kërkon protagoniz­ëm. Valverde ia ka dalë që t'i bëjë të gjithë për vete në mënyrën sesi e menaxhon skuadrën, e cila në fillim kishte shumë probleme. Rrotacione­t nuk funksionoj­në dhe katalanasi­t pësuan një rënie (vetëm 3 pikë nga 12 të mundshme kundër Gironës, Leganesit, Bilbaos dhe Valencias). Pastaj, një tjetër problem me dëmtimin e Leo Mesit. Ishte provë zjarri në fillimin e një kalendari të ngjeshur. Por, katalanasi­t fituan 5-1 dhe duket se u rikthyen. Në Champions duket se gjërat shkonin siç duhet pas fitores 2-4 kundër Totenhemit, por çështjet ishin të shumta me Vidalin dhe pastaj me Dembelenë dhe Malkonim. Trajneri i Barcelonës alternoi vendimet me dorë të hekurt me vendime të buta. Sepse vetëm kështu mund të menaxhosh një skuadër që ka shumë kampionë. Dhe duket se ia doli në perfeksion, pasi tani Dembele është shndërruar në një lojtar të rëndësishë­m dhe të vlefshëm për të ardhmen. Valverde gjithashtu ia doli të kalonte me lehtësi edhe dëmtimin e Umtitit, duke i dhënë besim mbrojtësit Lengle, i cili ia shpërbleu mjaft mirë. Një nga bastet e fituara ishte Artur Melo, i cili shkëlqeu në disa ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania