Panorama Sport (Albania)

Reali, një “grabitqar” titujsh

Të gjithë lojtarët formojnë palmares me 236 kupa, Ramos e Marselo më të titulluari­t

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali i Madridit ng riti në Abu Dabi Botërorin e Klubeve për herë të katërt në histori, që duke shtuar edhe 3 Kupat Interkonti­nentale e çojnë në shtatë numrin në këtë kategori të trofeve. Është i pari në listë dhe shumë i shkëputur nga skuadra e dytë që është Milani me katër tituj. Ky është vetëm fillimi i lavdisë për një ekip si Reali i Madridit që prej pesë vitesh është duke dominuar panoramën futbollist­ike: që nga viti 2014, kur nisi gjithçka deri në finalen e vitit 2018. Në total, madrilenët kanë fituar 14 tituj. Tre prej tyre kombëtarë (Një La Liga, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë Spanje) dhe 11 ndërkombët­arë (4 Champions, 4 Botërorë klubesh, tre Superkupa Europe). Një mori titujsh për "galaktikët" që rastis me largimin e Murinjos nga Reali i Madridit. Zhoze Murinjo fitoi 3 tituj (një kampionat, një Kupë dhe një Superkupë Spanje) në tri sezone. Të dhëna jo shumë pozitive për një trajner si portugezi, emri i të cilit lidhet sërish me madrilenët tani që u largua nga Mançesteri.

236 TROFE

Në palmaresin e Realit të Madridit, duke llogaritur të gjithë kupat e lojtarëve janë 236 tituj, 24 La Liga, 59 Champions League, 69 Botërorë Klubesh, 13 Kupa Mbreti, 45 Superkupa Europe dhe 26 Superkupa Spanje. Ekzaktësis­ht, 2 kapitenët, Serxho Ramos dhe Marselo, kryesojnë listën me nga 20 trofe secili prej tyre (4 Liga, 4 Champions, 4 Botërorë klubesh, 2 Kupa Mbreti, 3 Superkupa Europe, 3 Superkupa Spanje). Botërori në Abu Dabi shërbeu që Kurtua, Odriozola, Vinicius, Reguilon dhe Valverde të fitojnë trofeun e parë me Realin. Futbollist­ët e Barcelonës të gjithë bashkë kanë fituar 230 tituj, ndërsa ata të Atletikos 65.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania