Panorama Sport (Albania)

Mateus “Suksesi i Bajernit është meritë e Kovaçit”

-

Lotar Mateus ka folur në një intervistë për "Sky" duke analizuar situatën e Bajernit. Skuadra kampione e Gjermanisë fitoi ndeshjen e pestë radhazi dhe tani ndodhet në vendin e dytë, vetëm gjashtë pikë pas Borusias së Dortmundit. Mateus mendon se ky sukses i Bajernit ka ardhur si meritë e trajnerit Niko Kovaç, është ai që ka ditur t'i bëjë ballë momentit negativ të skuadrës në muajin nëntor. Si ju është dukur ecuria e Bajernit në këtë periudhë? Nuk jam i befasuar. Ata më në fund kanë arritur të krijojnë një stabilitet në lojën e tyre dhe lojtarët e kanë kuptuar që duhet të luajnë si një skuadër e bashkuar. Ketë e kanë treguar edhe në javët e fundit. Ndaj Lajpcigut dhe Frankfurti­t lojtarët treguan atë çfarë pritej nga ata që në fillim të sezonit. Formacioni i skuadrës ka qenë ai i duhuri, kjo nuk ka qenë kështu në vjeshtë si brenda dhe jashtë fushe. Entuziazmi është ai i duhuri dhe dallon në festimin e golave. Ka dorë trajneri Kovaç në këtë gjë? Po, shumë. Ka një ndryshim në lojën e skuadrës dhe ai nuk po bën shumë rrotacione. Skuadra e ka kuptuar këtë sistem dhe tani është më e qetë. Të gjithë jemi në një mendje kur themi se kualiteti i lojtarëve nuk ka munguar ndonjëherë, ka qenë gjithmonë aty. Çfarë ka bërë mirë dhe keq trajneri në këtë kohë? Në fillim ai ka bërë mirë që ka pranuar të shkojë te Bajerni. Një mundësi të tillë nuk e ke gjithmonë në jetë. Ai ka pasur nevojë për më shumë kohë, në mënyrë që të ambientohe­j në skuadrën e re. Në këtë klub të madh të duhen më shumë forca për të përballuar sezonin. Në fillim të sezonit, Niko kërkoi të bënte shumë rrotacion për t'u dhënë hapësira të gjithëve por në këtë mënyrë humbi disa ndeshje duke lënë pikë të çmuara. Më pas, ai korrigjoi veten dhe rregulloi gabimin. Për mua ai ka treguar se është një njeri që përballon mirë presionin dhe di si të punojë edhe kur gjërat janë shumë të vështira. Në shtëpinë e Bajernit, uji kishte arritur deri në grykë, por falë aftësive të Kovaçit çdo gjë u kthye në normalitet. Si e parashikon­i të ardhmen te Bajerni, janë drejtuesit të bashkuar? Për momentin, po, por në Mynih gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt. Ata duhet edhe të shprehin ndonjëherë mendime të kundërta dhe jo gjithmonë të jenë në një mëndje. Kjo sjell zhvillim. Ato çfarë diskutuan në konferencë­n e famshme për shtyp, si dhe në asamblenë e klubit, duhet të diskutohen me dyer të mbyllua në të ardhmen. Hënes, Rumenige dhe Salihamixh­iç e dinë shumë mirë sesi funksionon ky biznes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania