Panorama Sport (Albania)

Ançeloti rigjen Interin “e tij” dhe rivalin Spaleti

Por, mbetet kuqezi: Kam qenë dy herë pranë rikthimit

- PËRGATITI: LEDIO NASE

Në pankinën numër 450 në Serinë A do ketë përballë një skuadër, për të cilën bënte tifozëri kur ishte i vogël. Meritë e një kushëriri milanez që i dhuroi një komplet zikaltër (fanellë dhe pantallona), duke e shndërruar në një mbështetës interist. Idhull kishte Macolën, Karlo Ançeloti. Një herë madje ka qartë 45 minuta për të bindur kujdestari­n që ta linte në stadium për të parë Mantova-Inter. I shkoi pranë, madje, transferim­it te klubi i zemrës në moshën 19 vjeç. E sigurt është që Ançeloti do kthehet në stadiumin "e tij", teatrin e 13 viteve të kaluara te Milani ku, si lojtar e më pas si trajner, fitoi plot 16 trofe. Përballë do ketë edhe një njohje të vjetër italiane: Luçiano Spaletin që, mes teknikëve ende në aktivitet me klubet, është kolegu me të cilin është sfiduar më shpesh gjatë karrierës: 6 fitore për Ançelotin, 5 barazime dhe 10 humbje në një bilanc negativ. Tani "Karleto" ndihet mirë në Napoli, nuk di çfarë është stresi sepse, siç rrëfen në intervistë­n për "Corriere della Sera", ka gjetur një "ilaç" gjenial: altruizmin.

Ançeloti, u rikthyet në Itali pas shumë vitesh. Çfarë vendi gjetët?

Italia është e mrekullues­hme, vendi më i bukur në botë.

Kalojmë te futbolli: dominimi i gjatë i Juves, a përbën problem për kampionati­n?

Mendoj se jo, pasi nuk e ul pasionin e tifozëve të tjerë për skuadrën e zemrës. Përkundraz­i.

Shini sinjale pozitive të rilindjes së futbollit italian?

Po: në kampionat ka një cilësi të mirë loje; kombëtarja po aktivizon talente interesant­e; ka një president të ri në federatë, me ide të qarta. Janë

hedhur disa hapa përpara.

E keni cilësuar Napolin konkurrues: po në cilin front?

Për të fituar. Objektivi për një skuadër është të luftojë deri në fund të kampionati­t.

Tani do përballeni me Interin, që po kalon një moment të ndërlikuar.

Të japin përshtypje­n e një skuadre dhe klubi që po rritet, çdo vit afrojnë lojtarë të rëndësishë­m.

Megjithëse, gjatë viteve të fundit Milano i ka munguar futbollit.

Çështjet në katet e larta të klubeve kanë ndikuar. Por, Interi për momentin duket se është sistemuar: ka një projekt të qartë. Milani qëndron disa hapa më prapa: fondi "Elliott" në 5 vite do përpiqet të ringrejë klubin në nivelet e larta, përpara afrimit të një pronari tjetër.

Po ju ishit vërtet pranë rikthimit te Milani?

Dy herë: kur u largova nga Reali, Galiani erdhi të më kërkonte në Madrid, por m'u desh të rimerrja veten nga një problem në çervikale; më pas një herë tjetër Fasone kreu një gjysmëtent­ativë, pasi u largova nga Bajerni.

Çfarë i kërkon Ançeloti Babagjyshi­t?

Asgjë, jam i lumtur kështu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania