Panorama Sport (Albania)

Naingolani­n e “zbut” gjoba, 1 orë para në stërvitje

Spaleti i zhgënjyer me beniaminin e tij, Ninxha nuk do të luajë në dy ndeshjet e fundit

- Spaleti, i zhgënjyer

Razha Naingolan duket se ka reflek tuar menjëherë dhe është paraqitur i pari në stërvitjen e ditës së hënë. Klubi i Interit e gjobiti mesfushori­n belg vetëm dy ditë më parë, pasi u paraqit me vonesë në stërvitjen me skuadrën. Sipas "Gazzetta dello Sport", lojtari erdhi 20 minuta pas shokëve të tij dhe më pas u stërvit normalisht. Por, pasi mbaroi stërvitja, Spaleti dhe Marota morën vendimin për ta pezulluar atë, duke dalë me një komunikatë zyrtare për shtyp. Lojtari do të humbasë dy sfidat e fundit me Napolin në San Siro dhe atë ndaj Empolit në transfertë. Ndërkohë, ditën e hënë, Razha u paraqit disa minuta përpara shokëve të tij dhe, pasi mbaroi stërvitjen, u ndal të jepte disa autografe për disa tifozë që e prisnin atë jashtë fushës stërvitore.

Ishte Luçiano Spaleti, trajneri aktual i Interit ai që këmbënguli për të sjellë në Milano Ninxhën. Ai erdhi me shumë bujë nga tifozët e Interit, të cilët besonin tek aftësitë e belgut për të qenë favorit në luftën për titull. Ëndrra që u sfumuan shpejt, pasi Naingolan u dëmtua në verë dhe nuk arriti të rikuperohe­j në 100 për qind të formës së tij. Më pas erdhën edhe shumë situata jo të mira, festa në diskoteka dhe alkool ishin veset që belgu nuk hoqi dorë as në Milano. Spaleti mësohet të ketë qenë vetë personi që ka denoncuar këtë sjellje të përsëritur të beniaminit të tij. Sipas burimeve të sigurta në Itali, Naingolan e ka gdhirë në diskotekë një natë pas ndeshjes me Kievon, duke u vonuar më pas në stërvitje. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit zikaltër që së bashku me drejtuesit e tjerë të Interit, vendosën për pezullimin e mesfushori­t dhe gjobitjen e tij me shumën e 100 mijë eurove. Shanset që ai të jetë në fushë ndaj Napolit, janë 0 dhe kjo është një tjetër shuplakë për tifozët zikaltër që po kalojnë një moment jo të mirë, pasi skuadra u eliminua nga Champions-i. Ndërkohë, të shtunën erdhi edhe barazimi zhgënjyes në vendin e fundit. Merkato e dimrit mund të rezervojë edhe një surprizë të hidhur për Naingolan. Drejtuesit zikaltër po mendojnë ta vendosin atë në listën e largimeve. Marotës nuk i pëlqejnë sjellje të tilla në klub dhe duket se nuk do të tolerojë askënd të dalë përpara interesit të një prej klubeve më me histori në Itali dhe në botë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania