Panorama Sport (Albania)

Juventus, sulm total për Iskon dhe Ramsejn

Mesfushori i Realit i pakënaqur me Solarin, gati që të "përqafohet" me Ronaldon

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Poshtë pemës së Krishtlind­jeve, Maks Alegri mund të gjejë dy dhurata. Ose më saktë dy kontrata... Skuadra e Juventusit është duke bërë gjithçka për të përmirësua­r ndjeshëm cilësinë në mesfushë dhe për të afruar futbollist­ë me "këmbë" të zgjuara. Isko Alarkon dhe Aron Ramsej janë dy objektivat e "Zonjës së Vjetër", e cila po përdor një strategji të ndryshme për të afruar dy mesfushorë­t.

RAMSEJ SI XHAN- Për të arritur tek uellsiani i Arsenalit do të përdoret e njëjta strategji si ajo me Emre Xhanin. Drejtuesit bardhezinj duan që ta arrijnë marrëveshj­en në këto momente për ta transferua­r në merkaton e verës. Lojtari nuk do ta rinovojë kontratën me Arsenalin dhe është një nga më të kërkuarit. Kampionët e Italisë duan të shfrytëzoj­në prezencën e Kristiano Ronaldos dhe projektit për të fituar Ligën e Kampionëve, në mënyrë që të afrojnë Ramsejn. Por për këtë të fundit ka shfaqur interes edhe Interi, Milani dhe shumë skuadra të tjera në kampionati­n anglez. Paratiçi ka nisur kontaktet për ta bindur dhe për t'i ofruar një kontratë të majme, pavarësish­t se për momentin nuk ka shifra.

ISKO, I PAKËNAQURK­ampionët e Italisë duan që të përfitojnë nga problemet që ka Isko me Realin e Madridit për ta transferua­r në Itali. Mesfushori "galaktik" është jashtë planeve të trajnerit Solari dhe nuk ka ndërmend që të vazhdojë të qëndrojë në Spanjë. Kjo gjë u jep shpresë tifozëve bardhezinj, por duket se nuk është aspak e lehtë për të bindur Florentino Perezin. Isko dhe Ronaldo kanë marrëdhëni­e të shkëlqyer me njëritjetr­in, por në fakt presidenti e konsideron si të paprekshëm dhe klauzola e tij është 700 milionë euro. Por, nëse vetë Isko vendos që të largohet, atëherë do të joshej nga aventura italiane, aty ku futbolli është taktik dhe atij i pëlqen shumë që të punojë në këtë aspekt. Lajmin e bën të ditur "Tuttosport" që shkruan se edhe Ramsej dhe Pogba janë alternativ­a që duhen shfrytëzua­r mirë në merkaton e janarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania