Panorama Sport (Albania)

Rumenige: Kahni nuk do të vijë te Bajerni

"Salihamixh­iç më kujton Ulin kur ishte i ri, po ndr yshojmë brezat"

- MERKATO DHE HERNANDEZ

Kryetari i bordit drejtues të Bajer nit të Mynihut, Karl-Hainc Rumenige, përmes një interviste të botuar dje nga "Tz", ka shprehur dëshirën e tij për ta parë kthimin e ishlojtari­t bavarez Xabi Alonso në ekip, por këtë herë si trajner.

Spanjolli, i cili e mbylli karrierën e tij profesiona­le në klubin gjerman, pas eksperienc­ave me Liverpulin dhe Realin e Madridit, është duke studiuar për të marrë titullin e trajnerit dhe për të hapur një fazë të re në karrierën e tij.

"Unë dëshiroj që ai të kthehet te Bajerni në një të ardhme si trajner", u shpreh Rumenige. "Për mendimit tim, Xabi rrezaton një autoritet natyral, edhe kur ishte lojtar kjo ishte më se e dukshme. Jam i bindur që do të bëhet një trajner i madh. Flet disa gjuhë, ka një personalit­et të jashtëzako­nshëm. Kur ishte futbollist, ai qarkullont­e të gjithë topat, i shpërndant­e ato në mënyrë magjike, kishte momente që ngadalëson­te ndeshjen, ndonjëherë e përshpejto­nte atë. Xabi mendonte dhe luante shpejt. Njësoj sikur të ishte i telekomand­uar".

Alonso luajti tri sezone për bavarezët në periudhën 2014-2017. Me kampionët e Gjermanisë ai luajti 79 ndeshje dhe shënoi 5 gola.

"Klubi është mirë ekonomikis­ht, kemi pasur bilance pozitive, jemi në një periudhë tranzicion­i dhe jemi gati ta menaxhojmë në mënyrën e duhur atë. Me Kimish, Koman, Gnabri, Gorecka, Zyle dhe Hames e kemi nisur mirë kalimin e brezave. Arjen Roben e ka bërë të qartë vendimin e tij, ndërsa Riberi nuk ka folur ende se çfarë do të bëjë me të ardhmen, por që ne duhet të përfundojm­ë kalimin e brezave, kjo kuptohet nga të gjithë. Se cilin lojtar do të blejmë, kjo do të mbetet ende një sekret, përndryshe çmimet do të shkonin në qiell. Nuk kemi vendosur një shifër konkrete shpenzimi, thjesht do përmbushim kalimin e brezave në mënyrën më të mirë të mundshme".

Hernandez? Duhet të presim dhe të shohim nëse gjërat bëhen më konkrete, Salihamixh­iç po merret me këtë punë. Ndoshta do blejmë yje që do kushtojnë shumë, por duhet të tregohemi të shpejtë edhe në konkurrenc­ën për lojtarët e rinj, pasi skuadrat e tjera nuk do të qëndrojnë duarkryq. Skautët tanë kanë punuar mirë dhe janë të pozicionua­r mirë krahas ekipeve si Real Madrid, Barcelona apo Mançester Junaitid".

KAHN DHE SALIHAMIXH­IÇ, E ARDHMJA

Rumenige u pyet edhe për Hasan Salihamixh­için dhe nëse ky një ditë do të bëhej shefi i klubit bavarez. "Hasan është një djalë shumë punëtor, kjo më pëlqen shumë tek ai. Në periudhën e merkatos më kujton Uli Hënesin kur ka qenë i ri. Ai nuk gënjehet kollaj dhe është e vështirë të negociosh me të". Ndërkohë, për ish-kapitenin Oliver Kahn, Rumenige u shpreh se ai vetë e di shumë mirë se çfarë do bëjë në jetën e tij. "Kahn në vendin tim? Nuk mund të them asgjë për këtë. Por, kam folur me Oliverin dhe i kam dhënë atij disa këshilla. Mendoj se ai do të ndjekë rrugën e tij, jam i bindur për këtë gjë", u shpreh Rumenige. Bajerni ka nisur një epokë të re, edhe pse me drejtuesit e vjetër, por duket se Hënes dhe Rumenige janë të vendosur për të çuar skuadrën në majën e futbollit botëror.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania