Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, tjetër përplasje drejtorësh

"Pjesëmarrj­a në Champions Young ishte një ëndërr, futën në sherr edhe trajnerët"

- ADMIR URUÇI

Drejtues të akade misë dhe ata të klubit Vllaznia duket se nuk janë në një mendje me njëri-tjetrin për sa u përket politikave që duhet të ndjekin për elementin e ri. Drejtori teknik i akademisë Vllaznia, Alban Hasani, ka kërkuar të replikojë me administra­torin Suad Lici dhe drejtorin teknik të klubit, Engin Firat. Në një intervistë për "Panorama Sport", jep idenë e tij në lidhje me lojtarët e rinj.

Drejtues të klubit Vllaznia thonë, madje e kanë pranuar edhe përmes një deklarate për mediat, se shumë prej lojtarëve të rinj u janë bërë kontratat nga klubi. Cili është mendimi juaj?

Nuk ka klub profesioni­st në Europë, që nuk lidh kontrata me të gjithë lojtarët e rinj nga mosha 16 vjeç e sipër. Sot Vllaznia nuk ka në pronësi asnjë lojtar, por vetëm të drejtën për premion e formimit, të cilën edhe mund ta humbasin pas një moshe të caktuar. Nuk ka klub profesioni­st në Europë ku të rinjtë nga mosha 16 vjeç e sipër paguajnë për t'u stërvitur dhe formuar. Si mund t'i kërkosh nesër premion e formimit atyre, ndërkohë që kanë paguar për atë ata vetë çdo muaj për vite me radhë. Për mua klubi duhet që t'i ketë parasysh këto gjëra nëse duhet që të ketë

këto lojtarë pronë të tij.

Pavarësish­t pjesëmarrj­es në Champions Young League, ku ju e quani si një arritje të akademisë, nga drejtues të klubit nuk quhet e tillë për sa u përket rezultatev­e. Si e konsideron­i?

Pjesëmarrj­a në Champions League është një rezultat historik, që nuk zbehet kurrë nga ai i ndeshjeve. Eksperienc­a të tilla janë ëndërr për moshat e reja. Rezultatet pozitive në arenën ndërkombët­are duhen kërkuar jo vetëm në fushë, por edhe në drejtimin e organizimi­n e klubit. Vetëm si staf ekipi i Astana kishte 13 persona, kurse ne kemi qenë edhe pa trajner portierësh. Jo të mendosh për fotoreport­er, gazetar dhe të tjerë. Unë personalis­ht kam paguar 400€ nga xhepi im vetëm e vetëm që të marrim pjesë në Zvicër për hedhjen e shortit. Ndërsa sot diskutohet pse ishte ajo paraqitje. E kishim thënë edhe më përpara që disniveli ishte i dukshëm.

Po ashtu, u fol se vetëm një lojtar i ekipit të 19vjeçarëv­e ishte pjesë e ekipit përfaqësue­s. Kjo u konsiderua pak nga ana e drejtuesve të klubit...

Nuk është pjesëmarrj­a në kombëtaret e moshave prova e aftësive për një lojtar të ri, për më tepër në një vend si Shqipëria. Këtë e dinë të gjithë specialist­ët apo edhe ata që nuk kanë lidhje me futbollin. E pamundur të mos e kuptojnë edhe drejtuesit tanë, por mos ndoshta e përdorin si justifikim...!? Kjo duhet që të sqarohet prej tyre. Futi në sherr edhe trajnerët e akademisë. I ka fyer të gjithë, pasi ata janë më të mirët si trajnerë dhe si figura sporti. Është njëlloj si të themi se ata nuk dinë të punojnë e të rrisin lojtarë cilësorë. Si të themi, janë kot. Shumë janë ata që gjykojnë punët e tyre pa i ndihmuar, pa i plotësuar kushtet e bazës materiale, pa i ndjekur nëpër stërvitje e ndeshje e të tjera si këto. Me çfarë të drejte i fyejnë ato, ndërkohë që nuk i ndihmojnë fare. Ku ka drejtues që zbeh punën e të vetëve, përkundraz­i edhe nëse nuk janë mirë gjërat, drejtuesit duhet të rrisin moralin, besimin, harmoninë në klub etj.

Drejtori sportiv i klubit, në një prej intervista­ve të tij të para, theksoi se për të ulur borxhin e klubit duhet që të mirëmenaxh­ohen lojtarët e akademisë duke i shitur ata. Si e shikoni tani atë?

Unë i besoj kësaj deklarate të drejtorit sportiv që ka dhënë në fillimet e tij, për sa u përket borxheve të klubit dhe rrugës që duhet që të dilet prej tyre. Ndërsa më duket absurde që të ndryshoj mendje për 3 muaj dhe të shikojmë kalimin e këtyre vështirësi­ve nga anë të tjera. Më duket diçka absurde pse të mos i qëndroj sërish asaj deklarate. Me sa shoh, do të favorizohe­n të huajt dhe jo vendësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania