Panorama Sport (Albania)

“Denatyrimi” i Kampionati­t të Shqipërisë

- Nga BESNIK DIZDARI

D uket sikur Kampionati Kombëtar i Republikës së Shqipërisë ka vetëm një risi: faktin që mbas bukur 26 vjetëve (1993), Partizani - 15 herë kampion synon titullin më fort se asnjëherë në këtë shekull XXI. Kryeson kampionati­n me 3 pikë mbi KF Kukësin, 4 pikë mbi Teutën dhe 7 pikë mbi Skënderbeu­n dhe KF Laçin. Ndonëse po aq sa duket epërsi e madhe, kjo po aq të duket edhe e vogël, kur mendon se përpara janë edhe...

Duket sikur Kampionati Kombëtar i Republikës së Shqipërisë ka vetëm një risi: faktin që mbas bukur 26 vjetëve (1993), Partizani - 15 herë kampion synon titullin më fort se asnjëherë në këtë shekull XXI. Kryeson kampionati­n me 3 pikë mbi KF Kukësin, 4 pikë mbi Teutën dhe 7 pikë mbi Skënderbeu­n dhe KF Laçin. Ndonëse po aq sa duket epërsi e madhe, kjo po aq të duket edhe e vogël, kur mendon se përpara janë edhe 18 javë të tjera. Sidoqoftë, kështu apo ndryshe, Partizani simbolikis­ht ka të drejtë të quhet "Kampion i Dimrit" dhe ka meritën se i ka dhënë garës një tërheqje magnetike drejt vetes. Natyrisht për t'u mbërritur prej të tjerëve, por dhe për të sunduar mbi ta, e në fund të fundit për të mos i lënë t'i afrohen.

Nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega me në krye katër emra të palëvizshë­m lojtarësh në 18 ndeshje rresht, Belica, Telushi, Mala e Bardhi, kryesuesja e re e kampionati­t ka qenë, si të thuash, më pak e përkulshme se të tjerat. Ka rrëmbyer 11 fitore - më shumë se askush, edhe pse duke shënuar pak gola (19), por dhe duke pësuar më pak (9). Them se ka qenë një skuadër tejet kolektive, ndonëse pa pasur një lider të mirëfilltë, çka e ka përftuar falë 22 lojtarëve të aktivizuar përmes një baraspeshe vërtet të çuditshme pjesëmarrj­eje që do ta quaja elastike. Nuk e ka tronditur asnjë lloj zëvendësim­i apo mungesa lojtarësh. Ritmi i ka mbetë po ai: i qëndrueshë­m.

Ende është shpejt për të thënë, nëse ky Partizan do të "rikthehet" te shekulli i tij XX që i ka dhënë 15 tituj të kampionit. E vërteta është se skuadra nuk u trondit asnjëherë, sidomos psikologji­kisht

kampionati ndërkohë, disi papritmas, ka sjellë si personazh të ri të dorës së parë Teutën e Durrësit të trajnerit debutues nga Korça, siç është kampioni Bledi Shkëmbi. Deri diku kampionati ka ruajtur forcën, ndonëse disi të lëkundur të KF Kukësit - Nënkampion në fuqi. Por, nga ana tjetër, ka dhënë goditjen e fortë "kundër" Skënderbeu­t - sunduesit të 7 titujve në 8 vjet rresht.

Kampionati ka ndarë përfundimi­sht prej shkallëve të larta plot 4 skuadra ose 40 për qind të tyre, prej të cilave ndërsa Kastrioti i Krujës 18 javë para mbarimit, ka marrë rrugën e rënies, tri skuadra të tjera me në krye Sportklub Tiranën 24 herë kampione, janë edhe ato po në garën e pakëndshme të mosrënies: SK Tirana, Luftëtari dhe KF Kamza, me nga 17 apo 15 pikë.

E pra, çfarë kampionati ka sot Shqipëria, edhe në këtë stinë 20182019?

Mbi të gjitha, siç u pa qartë, ky është një kampionat i varfër financiari­sht, që mbërrin deri në mospagim pagash dhe çka është ndoshta edhe më e rëndësishm­e: me mungesë investimes­h në radhë të parë në formimin e futbollist­ëve të rinj.

Ndërkaq, ai është një kampionat gjigant për kah numri i javëve (36), me monotoninë e katër takimeve deri në përsëritje krejt të mërzitshme midis skuadrave. Po ndërkohë ai është një kampionat tejet i vogël për kah numri i skuadrave (10), një kampionat i mungesave të mëdha të klubeve historike të Shqipërisë: Vllaznia, Dinamo, KS Elbasani, Besa e Kavajës, Tomori i Beratit - sa për të përmendur këtë pesëshe që mban mbi supe 30 tituj të kampionit. Pa shkuar te "titujt"e nënkampion­it apo të vendit të tretë në podiumin e kampionate­ve. Nuk gjen në asnjë shtet të Europës ku skuadra të 30 titujve të kampionit shtetëror në vite, të gjenden jashtë Kampionati­t Kombëtar, siç ngjet në Shqipëri!

Praktikish­t, prej 10 skuadrave më të mira të këtij podiumi të tri vendeve të para për çdo kampionat, që në 90 vjet janë SK Tirana, Dinamo, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, KS Elbasani, Flamurtari, Teuta, Besa, KF Kukësi, kampionati­t i mungojnë pra, plot 4 prej tyre: Dinamo, Vllaznia, KS Elbasani, Besa e Kavajës. Kjo sigurisht është një johistori, jo një traditë, një lloj pavërtetës­ie e vetë esencës qytetare të mirëfilltë të futbollit shqiptar. Një denatyrim i padiskutue­shëm.

Dihet ndërkaq, kanë ardhur kohë të tjera, siç mund të thotë ndokush. Mirëpo, nëse do t'i hysh disi më thellë këtij përcaktimi, do të vëresh se ky kampionat i vetëm 10 skuadrave është tejet artificial, përderisa ka skuadra, të cilat luajnë pa pasur asnjë futbollist të formuar prej saj, përderisa ka skuadra që nuk jetojnë në qytetin që përfaqësoj­në, përderisa ka skuadra të mbushura me lojtarë të huaj krejt mesatarë. Çka, siç e kemi thënë njëqind herë, po frenojnë deri sa s'ka ku shkon më talentet e tokës shqiptare të futbollit. Në stadin që kalon, kurrë skuadrat nuk duhej të kishin më shumë se dy lojtarë të huaj në 11-shet e tyre.

Teknikisht, ky kampionat, i cili shkëlqen në biseda e diskutime të pabukë ekraneve shqiptare, edhe sivjet nuk ka demonstrua­r asnjë rritje cilësore. Mjafton të themi se në më tërheqësen që është shprehja e futbollit qëllimor sulmues spektakola­r, kampionati sapo ka vendosur një rekord të pakëndshëm: mesatarja e golave është vetëm 1.84 gola për ndeshje! Është më e ulëta e plot 34 vjetëve të fundit, qysh nga kampionati i vitit 1984 kur ishte 1.80 gola për ndeshje. Asnjë skuadër nuk ka arritur të shënojë as edhe 1 gol e gjysmë për ndeshje! Të fundit në Europë!

Dhe më e keqja e të këqijave: braktisja e tij prej spektatorë­ve. Stadiume të boshatisur­a ose të dënuara me pa spektatorë! Kjo ka qenë temë e vjetruar tashmë, e përjavshme madje, e cila përbën faqen më të errët të krejt historisë së Kampionati­t të Shqipërisë, i cili po mbush 90 vjet jetë...

Dhe më keq se kjo është ajo tjetra: kjo rënie nuk po i bën më përshtypje askujt. Sidomos duket se nuk po u bën më përshtypje as atyre që drejtojnë futbollin në vend. Të qetë, të pazhurmë, të përkrahur nga ndonjë gazetar tejet i përulur, ata heshtin pra, natyrisht ngaqë bashkë me ta shkon dhe heshtja qeveritare apo ministrore, një heshtje braktisëse institucio­nale madje, për garën më të vjetër dhe më popullore sportive të shqiptarëv­e që është Kampionati Kombëtar i Futbollit. Institucio­net qeveritare dhe shtetërore shqiptare po bëhen ndër më të rrallat e të vetmet në Europë që nuk ndërhyjnë aspak në politikat e zhvillimev­e futbollist­ike në vend. Ekzemplarë! Në shqip "shembullor­ë"! E kujtojnë FSHF-në si një ndërmarrje private, ndonëse në fushat e tjera të jetës ata ndërhyjnë rregullish­t te ndërmarrje­t private.

Prej 6 vjetësh, kampionati ka vetëm 10 skuadra pjesëmarrë­se, pa bindur askënd për këtë shkurtim të papreceden­t, madje me vendime që mbesin mbrapa kuintave të zyrave të drejtimit të futbollit. Kujtoni për një çast: 50 për qind e skuadrave, plot pesë prej tyre: SK Tirana, Partizani, Teuta, KF Laçi, Kastrioti ndodhen larg njëra-tjetrës në një qark prej vetëm rreth 40-50 kilometras­h! Të duket qartë se ky nuk është Kampionati Kombëtar i Shqipërisë, por Kampionati "lokal" i Shqipërisë së Mesme. Në të vërtetë i gjysmës së Shqipërisë së Mesme! Ngaqë edhe ujërat kufizues të saj, ata të Shkumbinit apo të Fanit, janë fort larg.

Është një numër i paktë krejt jashtë traditës së kampionati­t, duke shkaktuar kësisoj rënie të paarsyeshm­e skuadrash të qyteteve më tradiciona­le të Shqipërisë. Merreni me mend: dy stadiumet më modernë dhe më të mëdhenj, që sapo ka ndërtuar Shqipëria, çdo javë janë të boshatisur! Janë Shkodra dhe Elbasani që i kanë skuadrat në Kategorinë e Dytë. Duke shkuar disi më thellë, shënojmë se KS Elbasanit i bëhen 4 vjet jashtë Kampionati­t Kombëtar, Besës së Kavajës 5 vjet, Tomorit të Beratit 6 vjet, Dinamos së Tiranës plot 7 vjet! Thuajse zhdukje e historisë më domethënës­e. Ky është ai "denatyrimi" pra, më shqip "varfërimi".

Edhe kjo nuk i bën assesi përshtypje drejtimit të kampionati­t. Për një çast pyet: si ka mundësi, kësisoj? Mos ndoshta kjo lidhet me faktin se në drejtim të FSHF-së ka ardhur një brez i ri - çka është e natyrshme - por që i cili as nuk e njeh historinë apo ecurinë e futbollit të vendit të tij, as nuk e di sesi dhe çka e përfaqëson këtë histori dhe që as nuk ndien dhimbje për këtë histori qytetare të futbollit kombëtar që rrezikon të shuhet?

Siç e kam thënë kushedi sa herë, shtimi i skuadrave ta do mendja se tashmâ është bërë një kërkesë urgjente, përveç të tjerave, edhe ngaqë kemi kampionate të Kategorisë së Dytë dhe të Tretë krejt jashtë parametrav­e europianë. Kësisoj, ti kushdo qofsh, me këtë organizim kryefortë në palëvizshm­ërinë tënde, që po e quaj jokrijuese, i ke dhënë një goditje të pamëshirsh­me Kampionati­t të Shqipërisë, i cili dihet, nuk është i yti, por i kombit tënd.

Ndonëse, për hir të së vërtetës, kjo problemati­kë e mprehtë, më parë se ty apo juve, i përket Shtetit Shqiptar, Qeverisë Shqiptare, Ministrisë Shqiptare. Kështu, me germa kapitale po i përcaktoj": "Shqiptare"! Siç duhet të jetë dhe është "Shqiptar" edhe Kampionati i Futbollit.

Kaq. Dhe më vjen vërtet keq, që pothuajse çdo shkrim më del kësisoj kritik. Nuk jam një gazetar që nuk e kërkon të bukurën. Përkundraz­i, kërkimi dhe pasqyrimi i së bukurës më ka tërheqë në gjithë këto pesëdhjetë vjet të gazetarisë sime profesioni­ste. Pra, joamatores­ke. Dhe jo vetëm mua, natyrisht.

Nuk po e zgjas më tej. Vetëm po vendos këtu tabelën përfundimt­are të një kampionati, atij të vitit 19981999 kur kishim një kampionat jo me 10, por me 16 skuadra. Po e kujtoj jo për nostalgji, por si një thirrje për ndryshim që nuk prêt më. Vështrojen­i me vëmendje:

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania