Panorama Sport (Albania)

Kontrata e Gegës, Rama “çek të bardhë” për rinovimin

"Nuk lejoj që arbitrat të bëhen protagonis­të me ne"

-

Olsi Rama nuk e diskuton çështjen e rinovimit të Skënder Gegës. Drejtori i përgjithsh­ëm i Partizanit, i ftuar në "Zona Gol", sqaroi se trajnerit i kanë prerë biletën vajte-ardhje, çka nënkupton se firma mbetet në formalitet. Nuk e la me kaq, pasi theksoi se me skadimin e marrëveshj­es 6-mujore, trajnerit mund të firmosë në letër të bardhë. "Kur e kemi prezantuar Skënder Gegën, urova që qëndrimi i tij të ishte afatgjatë te Partizani. Unë besoj te ciklet dhe e di fare mirë që trajnerit i jepet kohë për të shprehur filozofinë e tij. Kur ka ardhur te Partizani, biseda ka qenë shumë e hapur në raport me atë që donim të shihnim në ekip, parimet bazë të një skuadre. Me të gjitha gjërat që kemi bërë mirë këtë periudhë, jemi të kënaqur. I kemi dhënë Gegës një shans të madh, edhe pse kemi marrë ne riskun që t'i jepnim stolin e Partizanit një trajneri që kishte eksperienc­ë në Amerikë, në Kombëtare, por kurrë në një klub dhe ju e dini që ka metodologj­i pune tjetër. Nuk e diskutoj punën e rinovimit me Gegën, është e pavend në këtë moment. Jemi në vend të parë, ndaj do të vazhdojmë punën. Ai është te Partizani për një kohë të gjatë. Sa për dijeni, kontratën e ka për 6 muaj. Rëndësi ka që as ekziston kjo pyetje, Gega ka një biletë nga Nju Jork për në Antalia për 4 janar dhe në datën 5 do të jetë në drejtimin të ekipit. Mund të firmosë në letër të bardhë në çdo moment, kjo është ideja", u shpreh drejtori, duke theksuar se çështje "Gega" te të kuqtë s'ka.

PËR MERKATON

Rama foli edhe për merkaton, ndërsa tha: "Ekipi që po ndërtoj do fokusohet te lojtarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, por jo vetëm, pasi kam edhe bashkëpunë­torë në kampionate të huaja. Kemi parë lojtarë të ndryshëm të rinj, në shumë pozicione. Pastaj, merkatoja e janarit nuk të krijon shumë mundësi. Ndaj, do mundohemi që të marrim më të mirët".

PËR KOMPLEKSIN

Një çështje me shumë interes është edhe ajo e stadiumit, që prej vitesh ka nisur punimet, por ende nuk ka përfunduar. Drejtori thekson se do të bëhet çmos që kompleksi të mbarojë sa më shpejt. "Do të krijojmë mundësitë që të gjejmë investimin për të bërë kompleksin, me forcat tona si njëherë e një kohë. Plani ishte që kompleksi të mbarohej shpejt, për fat të keq nuk u arrit dhe jemi mysafirë te Tirana, shpresojmë ta mbyllim shpejt", u shpreh ai për këtë rast.

PËR GJYQTARËT

Drejtori u ndal tek ecuria e ekipit, por edhe te gabimet e gjyqtarëve. Ai paralajmër­on se nuk ka nevojë për favorizim, megjithatë paralajmër­on se askush nuk mund të bëjë protagoniz­ëm me mundin e lojtarëve të tij në fushë. "Ajo që mundohem t'u them djemve është të shohim shtëpinë tonë dhe gabimet tona. Niveli i Kategorisë Superiore është i kënaqshëm, gjithashtu edhe arbitrimi ka pasur një tendencë në rritje. Por, kam vënë re që arbitrat, ndoshta edhe të rinj, e humbasin fillin e gjykimit korrekt të ndeshjes. Nuk them se e bëjnë me qëllim, por në rastet që vë re se ka një lloj tendence, e them hapur dhe nuk e kam asnjë problem. Nuk vë gishtin te faktorët e administri­mit të garës, sepse nuk gjykoj se ka një tendencë të tillë, por nuk lejoj në asnjë moment që arbitrat të jenë protagonis­të kryesorë, kur ekipi im derdh djersën dhe mund çdo ditë në fushë. Gjyqtari më i mirë është ai që nuk dallohet në fushë. Këtu te ne bëhen protagonis­të dhe ky është defekt i trashëguar. Kur gjyqtarët ta kuptojnë që do të jenë më të mirë kur nuk dallohen, do të themi që kemi arritje të madhe. Një nga faktorët që nuk shitet produkti i Superiores, nuk ka njerëz në stadium, është fakti i dyshimit të paracaktim­it të ndeshjeve. Sa të jem në këtë fushë, sa i përket Partizanit, i siguroj të gjithë se nuk ekziston ky koncept, por do të luftoj këdo që do të mundohet të bëjë këtë gjë. Do të mbroj deri në fund interesat e ekipit, presidenti­t dhe lojtarëve. Nëse më pyesni për ndeshjen e sotme (të së dielës), mund të them se në pjesën e parë ishte korrekte, në të dytën ishte një gjykim që jo vetëm nuk favorizoi, por dëmtoi Partizanin. Jo vetëm goli, por kontakti, ku faullet ishin evidente, ato nuk sinjalizoh­en. Nuk e di nëse ndërhyrja ndaj Alban Hoxhës ishte për karton apo jo... Ne si Partizan nuk duam të na favorizojn­ë, por as të na hahet haku. E dimë që do të penalizohe­mi e favorizohe­mi, është balancë dhe dihet ajo se nuk ekziston perfeksion. Për sa kohë që bëj merkato në janar, as unë nuk kam ekip perfekt", përfundoi Olsi Rama.

 ??  ?? Gega dhe Rama, kur drejtori prezantont­e trajnerin e Partizanit
Gega dhe Rama, kur drejtori prezantont­e trajnerin e Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania