Panorama Sport (Albania)

Spastrime te Kukësi dhe Teuta, ikin dy mbrojtës

Priten edhe dy largime të tjera nga klubi

- LARGIMET OMAR TURE S. Sulozeqi

Drejtuesit e Kukësit me në krye presidenti­n Safet Gjici kanë marrë disa vendime të rëndësishm­e dje sa i përket merkatos. Pikërisht për largimet, sepse ekipi është populluar, por shkaku i vërtetë i largimeve është mospërshta­tja e disa lojtarëve në radhët e Kukësit. Drejtuesit kanë kaluar në sitë sot gati gjysmën e ekipit dhe në fund kanë vënë pikat mbi "i". "Ndryshimet do të jenë minimale dhe nuk do ndikojnë fare në radhët e skuadrës, pasi 80 për qind e skuadrës nuk preket, sidomos 18shja", ky ka qenë përfundimi i kupolës drejtuese të nënkampion­ëve.

- Nënkampion­ët e Shqipërisë janë treguar tepër aktivë si në hyrje ku kanë afruar dy lojtarë mjaft të mirë si Rroca e Shkurtaj, (i fundit akoma jo zyrtarisht), gjithashtu dhe në dalje. Pas largimit të Dino Shpehar, dje kanë ardhur dy largimet e radhës. Bëhet fjalë për Vangjel Zguron dhe ishlojtari­n e Juventusit U-20, Omar Ture. Për mbrojtësin e majtë Zguro, lajmi është bërë publik nga vetë klubi verilindor, i cili nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, e falënderon futbollist­in për kontributi­n e dhënë me fanellën e Kukësit. "Futboll Klub Kukësi zyrtarizon mbylljen e bashkëpuni­mit me Vangjel Zguron. Pogradecar­i ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshj­en me Kukësin. Mëngjarash­i, i cili u bashkua me ekipin tonë gjatë merkatos së verës, regjistroi 16 aktivizime në të gjitha kompeticio­net. Klubi falënderon Vangjel Zguron për kontributi­n e dhënë me fanellën tonë dhe njëkohësis­ht i uron suksese në karrierë!", ishte deklarata e klubit. Në fakt, krisja me Zguron kishte ndodhur që më parë ku në disa ndeshje, presidenti Gjici kishte shprehur hapur në klub pakënaqësi­në për të. Gjithsesi, Zguro ka mbuluar në mungesë të Rrumbullak­ut për plot 11 takime, 10 nga të cilat si titullar. Ndërsa, në klub thonë se presioni dhe mospërshta­tja bëri që lojtari të mos jepte më të mirën e vet. Skema e bërë prej trajnerit Cungu 5 javët e fundit 3-4-3 e nxori jashtë loje futbollist­in dhe klubi nuk i garantonte më shumë minuta. 25-vjeçari është një lojtar i mirëfilltë i linjës së majtë, i cili njihet për aftësinë e tij fizike.

- Largimi i tretë nga Kukësi është Omar Ture, i cili erdhi si një afrim i bujshëm në verë. Madje ishte vetë presidenti Gjici që prezantoi lojtarin në pronësi të Juves, i cili u huazua te Kukësi. Ture u aktivizua vetëm 2 herë në Kupën e Shqipërisë, ndaj Orikut dhe asnjë minutë në kampionat. Lojtari nuk ishte në preferenca­t e teknikut Cungu, por dhe mbipopulli­mi në mesfushë bëri që palët të ndaheshin. Priten dhe të paktën dy largime të tjera nga klubi, por emrat akoma nuk bëhen të ditur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania