Panorama Sport (Albania)

Trashi: Dua titullin, s’e kuptoj pse nuk më fton Kombëtarja

"Morr i kuq? Nuk ofendohem, kam 5 vite që nuk humb"

-

Lorenc Trashi u shpall "Futbollist­i i Vitit" për 2018-ën, e megjithatë ëndrra e tij mbetet fitimi i titullit kampion. I ftuar në emisionin "Wake Up" në "Top Channel", mesfushori analizoi ecurinë me të kuqtë, ndërsa nuk ngurroi që të rrëfejë edhe të pathëna të jetës së tij. Gramshaku njihet si një lojtar gjaknxehtë dhe këtë nuk e mohon kur thotë: "Kam qenë rrëmujaxhi dhe marr flakë shpejt". Nuk kishin si të mungonin edhe ngacmimet në studio për derbin prej moderatore­s Oriela Nebiaj, por 26vjeçari i kaloi me shumë sportivite­t.

E mbyllni vitin me një trofe personal, i kënaqur?

Këto 5 vite te Partizani kam bërë të pamundurën që të fitoj një trofe, e kam nisur me një trofe personal. Shpresoj që në fund ta mbyll me një trofe të madh që të kënaqen të gjithë.

Kujt ia dedikoni këtë çmim?

Unë e kam shprehur edhe më parë, këtë çmim ua dedikoj shokëve të mi. Pa ndihmën e ekipit, unë s'mund ta fitoja.

Sa e ndihmoni ekipin?

Pjesa e sjelljes ka qenë pak problem për mua. Kam qenë çik rrëmujaxhi dhe marr flakë shpejt.

Cilat kanë qenë rastet që keni thënë: Ah ç'të bëj që po luajmë futboll, pa do e kishim zgjidhur ndryshe?

Unë debatet nuk i kam bërë me ekipin kundërshta­r. I kam bërë brenda familjes, brenda ekipit të Partizanit.

Si shkoi ndeshja me Luftëtarin, u grindët me ndonjë?

Pata një debat në fund me lojtarin kundërshta­r, po thjesht nxehje, kur ata barazuan rezultatin. Ishim në avantazh, ata na barazuan 1-1. Thjesht nerva loje që i ka çdo lojtar.

Ka ndonjë ekip kundërshta­r që kur e keni atë përballë, është e sigurt se do të tensionohe­ni? Tirana ndoshta?

Tirana, jo! Edhe pse është ndeshje derbi, me lojtarët e Tiranës nuk kam pasur grindje. I kam shumë miq.

Cili mendoni se ishte kundërshta­ri më i fortë për çmimin "Lojtari i Vitit"?

Po marr një rast nga ekipi ynë. Jasir Asani është një lojtar me kualitet. Shumë mirë dhe ai mund ta fitonte këtë çmim.

Karriera dhe rinovimi me Partizanin…

Kam qenë pjesë e Lushnjës kur këta të fundit u ngjitën në Superiore. Kam kontaktuar me Partizanin dhe kam ardhur në kryeqytet kur trajner ishte Shpëtim Duro. Është bërë si shtëpia ime e dytë, nuk janë pak 5 vite në një ekip. Kam gjetur gjuhën e përbashkët me presidenti­n.

Ofendoheni kur ju thonë "morrat e kuq"?

Jo, jo! Nuk ofendohemi për faktin se unë kam 5 vjet te Partizani

dhe nuk humbas një derbi.

Është e vështirë ta ndryshosh skuadrën në futboll, apo është shumë e kollajtë kur të ofrojnë diçka më shumë?

Varet nga karakteri i lojtarit. Unë personalis­ht e kam

shumë të vështirë të luaj për ekip tjetër në Shqipëri. Mbase nuk është profesiona­le kjo që them, po unë e kam shumë të vështirë dhe për marrëdhëni­et që kam me presidenti­n Demi. Fryma e ekipit këtë vit është fantastike.

Cila mund të jetë arritja e radhës për Trashin?

Kjo ishte një shtysë e mirë dhe për të ardhmen. Është një plus i madh për mua. Pres të fillojnë 2 fazat e tjera, ta mbyllim me sukses dhe më pas të vendosim pikat mbi "i" për një gjë më të mirë. Kombëtarja është arritja më e madhe. Akoma nuk më ka ardhur ftesa, jam në pritje.

A keni gjetur ndonjë arsye përse nuk jeni ftuar në Kombëtare?

Unë me veten time flas, që si ka mundësi nuk vjen një ftesë, por normalisht nuk është në dorën time. Dëshira është shumë e madhe sigurisht.

Çfarë bëni ju kur nuk luan futboll?

Unë jam shumë i përkushtua­r te familja. Kur lëshohemi, bëhemi "dema" ne të Partizanit.

Ku do t'i kaloni pushimet?

Akoma nuk kam bërë plan. Do iki pranë familjes, sepse gjatë këtyre 4 ndeshjeve të fundit nuk kam shkuar fare. Kam marrëdhëni­e shumë të ngushtë me motrat binjake, me të cilat bëj debat më shpesh për punën e takimit.

Personi i parë që merrni në telefon?

Mami.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania