Panorama Sport (Albania)

Frikë nga vampirët dhe Mensah këngëtar, "BAM" zbulojnë sekretet

-

Në kampionati­n shqiptar, shumica e skuadrave të suksesshme e kanë gjithnjë një pikë referimi. Por ajo që bie në sy gjatë këtij sezoni është një treshe e tmerrshme, që gjithnjë e më shumë po i vendos rivalët në vështirësi. E kemi fjalën për Jurgen Bardhin, Jasir Asanin dhe Esat Malën, që këtë vit ia kanë bërë... "BAM". Në një intervistë ndryshe për "SuperSport" lojtarët e Partizanit tregojnë sekretet e tyre, por edhe të ekipit. Jeni kuriozë të njihni pasionet e tyre dhe fobitë, mjafton të lexoni këtë rrëfim. SPORTI QË NDIQNI PËRVEÇ FUTBOLLIT? Bardhi: Volej dhe pingpong. Asani: Edhe unë njësoj, volejboll dhe pingpong. Mala: Basketboll ndonjëherë. FILMI I FUNDIT QË KENI PARË? Bardhi: "Creed II" Asani: Edhe për mua "Creed II". Çfarë ju pëlqen të bëni në kohën e lirë? Bardhi: Më shumë shkoj që të kërcej. Asani: Shoping dhe kinema. Mala: E kaloj me familjen dhe shoqërinë. KËNGËTARI I PREFERUAR? Bardhi: Bruno Mars. Asani: Gold Ag. Mala: Për mua Kris Braun. TË ËMBLA APO TË KRIPURA? BAM: Të ëmbla. KUSH LUAN MË SHUMË NGA JU VIDEO-LOJËRA? Bardhi: Unë luaj shumë. Asani: Jo shumë. Mala: Bardhi më shumë. GJËJA E FUNDIT QË KENI BLERË PËR VETE? Bardhi: Një xhaketë. Asani: Taka. Mala : Atlete. GOLI I PARË QË KENI SHËNUAR NË KARRIERË? Bardhi: Flamurtari­t. Asani: Rabotniçki­t. Mala: Kundër Tironës (qeshin). GJËJA E PARË QË FUSNI NË ÇANTËN E STËRVITJES? Bardhi: Tharësen e flokëve. Asani: Takat. Mala: Takat edhe unë. Pija e preferuar? BAM: Kola. SHIHNI SERIALE, NËSE PO, CILI JU PËLQEN MË SHUMË? Bardhi: Shoh më shumë animime. Asani: Nuk shoh. Mala: "Game of Throne". CILI NGA JU KA FRIKË TË GJUAJË NJË PENALLTI? Bardhi: Unë për vete, jo. Asani: Jo. Mala: As unë. PO SUPERSTICI­OZË A JENI? Bardhi: Unë jam shumë. Asani: Shumë fare. Mala: Jo. KENI NDONJË FOBI? Bardhi: Kur kam qenë i vogël, vampirët (qesh). Asani: Jo, s'kam. Mala: Gjarprin. KË KENI SHOK DHOME? Bardhi: Xhikën. Asani: Feratin. Mala: Belicën. VENDI MË I BUKUR QË KENI VIZITUAR? Bardhi: Kam vizuar shumë, nuk kam të preferuar. Asani: Më pëlqen Turqia. Mala: Burimi i Drinit në Kosovë. PERSONI I PARË QË TELEFONONI PAS NDESHJES? BAM: Babit. EKIPI I PREFERUAR NË EURO P Ë PËR TË CILIN BËNI TIFO? Bardhi: Mançester Junajtid. Asani: Barcelona. Mala: Milan. CILI NGA JU FLE MË SHUMË? Bardhi: Unë fle shumë. Asani: Jo edhe aq. Mala: Bardhi. PO RRJETET SOCIALE KUSH I PËRDOR MË SHUMË? BAM: Asani. NËSE DO KISHIT NJË PROBLEM, DO TELEFONONI­T...? Bardhi: Telushin. Asani: Statovcin. Mala: Brunon edhe unë. NË GRUPIN E PARTIZANIT NË "WHTASAPP" KUSH SHKUAN MË SHUMË...? BAM: Trashi. PO “DJ” I SKUADRËS KUSH ËSHTË? BAM: Bardhi. MAKINËN MË TË MIRË NË EKIP? Bardhi: Telushi. Asani: Telushi. Mala: Edhe Hoxha. KUJT I FLET MË SHUMË GEGA? Bardhi: Mua (qesh). Asani: Bardhit. Mala: Bardhit. Kush vonohet më shumë? BAM: Kalari. CILI KUJDESET MË SHUMË SE TË GJITHË PËR IMAZHIN? Bardhi: Unë. Asani: Bardhi. Mala: Bardhi. MBAN FJALIME INKURAJUES­E PARA EKIPIT? Bardhi: Telushi dhe Trashi. Asani: Edhe Mala ndonjëherë. Mala: Telushi dhe Trashi. KUSH SHEH MË SHUMË FILMA? Bardhi: Unë për vete, po. Asani: Jo edhe aq. Mala: Egzoni. PO HATRI KUJT I NGEL? BAM: Kalarit. AI I DONI KAFSHËT? Bardhi: Unë vdes. CILI DI MË SHUMË GJUHË? BAM: Egzoni ndoshta. KUSH I KA MË SHUMË MERAK VESHJET? Bardhi: Unë Asani: Belica Mala: Belica CILI NDIQET MË SHUMË NË "INSTAGRAM"? BAM: Albani. MË BUKUR TE PARTIZANI KËNDON..? BAM: Mensah. PSE MË THANË KORABO? BAM: Ai është për opera... i kemi ndarë gjërat. PO HUMORISTI I SKUADRËS KUSH ËSHTË? BAM: Trashi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania