Panorama Sport (Albania)

Kastrioti “divorcohet” me Kukën

Pas largimit të trajnerit është radha e portierit

- Bujar Balliu

Te Kastrioti nuk ka asnjë reagim pas deklaratës së dorëheqjes së trajnerit Stavri Nica, i cili pas humbjes me Kukësin deklaroi se nuk do të vazhdonte më me krutanët. Klubi ende nuk ka dalë me deklaratë për shkëputjen e marrëveshj­es me teknikun, por ditën e djeshme në rrjetin social "Instagram"" krutanët kanë zyrtarizua­r shkëputjen e marrëveshj­es me portierin Klajdi Kuka, i cili ka qenë titullar në plot 14 ndeshje në dy fazat e para të sezonit. Kuka ka qenë një titullar absolut edhe në sezonin e shkuar, duke dhënë një kontribut të madh në ngjitjen e skuadrës në Superiore, por gjatë këtij sezoni ka pasur disa herë "ftohje" me drejtuesit dhe ajo që i dha "goditjen finale" bashkëpuni­mit mes tyre ishte ndeshja me Tiranën, në të cilën portieri u zëvendësua në pjesën e dytë. Tashmë, palët e kanë parë të arsyeshme të ndërpresin bashkëpuni­min dhe është vetë klubi krutan, i cili njofton ndërprerje­n e bashkëpuni­mit me gardianin tiranas: "Është mbyllur me konsensus marrëveshj­a me portierin Klajdi Kuka, i cili prej ditës së sotme (djeshme) është lojtar i lirë. KS Kastrioti e falënderon për kontributi­n e dhënë dhe i uron suksese në karrierë" shkruhet në postimin e krutanëve. Ky nuk është largimi i vetëm i krutanëve, pasi më parë janë larguar edhe pesë lojtarët e huaj, greko-sudanezi Rrahim, spanjolli Galego, si edhe tre kamerunasi­t, Preston, Nkembe dhe Duval. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, pasi pritet që krutanët të kenë ndryshime rrënjësore në skuadër. Skuadra nuk pushon - Pushimet për krutanët do të vijojnë vetëm në ditët e festave, kjo pasi ditën e nesërme skuadra të zbresë në fushë për t'u stërvitur. Sakaq, mësohet se lojtarët e Kastriotit kanë arritur që me kontributi­n e të gjithë lojtarëve të grumbulloj­në një fond (çek), të cilin do ta përdorin për bamirësi te ndonjë familje e varfër në qytet në prag të festave të fundvitit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania