Panorama Sport (Albania)

Notat e skuadrave

-

Tirana 7 - Më në fund i shpërblehe­t loja e mirë dhe për më tepër arrin të fitojë pa pësuar gol. Bardheblut­ë vuajnë deri në fund ndaj Flamurtari­t për të shënuar, por ama këtë herë ia dalin pas një goditjeje fantastike të Edon Hasanit. Tri pikë të arta për të rikthyer qetësinë në klub dhe për të punuar me një tjetër marsh në vitin 2019. Kamza 7 - Skuadra e Ernest Gjokës tregohet pragmatist­e ndaj Skënderbeu­t, duke e goditur atëherë kur duhej në një ndeshje që ishte në ekuilibër të plotë. Një fitore shprese dhe sërish me firmën e Masato Fukuit. Njeriu gol nuk është as Martinena, as Plaku dhe as Roloviç, por japonezi që i ka dhënë ekipit 10 pikë deri më tani. Kukësi 7 - E mbyll ndeshjen ndaj Kastriotit që në pjesën e parë, e më pas është me veshë nga Gjirokastr­a për të mësuar rezultatin e rivalit direkt për kreun, Partizanit. Triumf shumë i rëndësishë­m për ekipin e Armando Cungut, që në fazën e dytë ka ecur me hap kampioni. Tashmë është vetëm 3 pikë më pak se të kuqtë kryesues, një arritje e madhe kur mendon se disa javë më parë ka qenë edhe -8 pikë. Laçi 6.5 - I merr pikë skuadrës së momentit, Teutës, por me pak kujdes mund të kishte dalë nga Durrësi me një fitore. E menaxhon mirë lojën deri afër fundit, teksa ndëshkohet nga një goditje dënimi. Një ekip me karakter, por me probleme në fazën sulmuese. Për një skuadër që synon Europën, nuk mjaftojnë vetëm golat dhe forma e shkëlqyer e Shtubinës. Luftëtari 6.5 - Ekipi i Mezanit bën një pjesë të parë të dobët ndaj Partizanit dhe më pas ndryshon si me telekomand­ë në 45 minutat e dyta. Tregon edhe një herë se kur luan i përqendrua­r, mund të thyejë këdo. Fitorja ndaj Skënderbeu­t nuk ishte rastësi, pasi ndali edhe kryesuesit e kuq, teksa në frymën e fundit mund të kishte dalë me tri pikë. Teuta 6 - Edhe në një ditë jo të mirë nuk thyhen. Durrsakët tregojnë limite ndaj Laçit, duke vuajtur shumë, veçanërish­t në pjesën e parë. Por, forma e shkëlqyer e Kallakut dhe ajo gjuajtje mjeshtëror­e, bëri që skuadra e Shkëmbit të barazonte ndaj Laçit në fund dhe të kënaqej me një pikë. Gjithsesi, pas dy fazave është brenda objektivav­e. Partizani 5.5 - Tri barazime radhazi dhe një lojë që nuk të bind. E mbyll pjesën e parë me fitore në Gjirokastë­r, por shpërfytyr­ohet në të dytën, madje rrezikoi përmbysjen ndaj Luftëtarit. Të kuqtë vuajtën mungesën e Telushit dhe treguan se nuk dinë të "vrasin" ndeshjet. Flamurtari 4 - Vlonjatët dukeshin ndaj Tiranës, sikur ishin futur me zor në fushë. Një skuadër jo e impenjuar maksimalis­ht për të mbajtur të paktën barazimin. Vonesat e pagave po bëjnë efektin e tyre. Skënderbeu 4 - Katër humbje radhazi. Duhet të kthehemi në vitin 2010 për të parë një situatë të tillë me korçarët. Skuadra është në krizë të thellë rezultates­h, por tashmë mund ta quajmë edhe krizë besimi. Kastrioti 4 - Pëson gol, pa kaluar dy minuta lojë. E ka shansin të barazojë, por më kot. Dorëheqja e Nicës pas ndeshjes flet më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania