Panorama Sport (Albania)

Javë supergolas­h, por arbitrat e bëjnë “lëmsh”

Dyshime për golin e Kamzës, gjyqtarët e mbyllin... keq

-

Quajeni java e su pergolave, por me arbitrat që e bëjnë "lëmsh" në disa ndeshje. Java e 18-të e Kategorisë Superiore, që mbylli edhe fazën e dytë të kampionati­t, prodhoi ndeshje spektakola­re dhe mbi të gjitha gola fantastikë, veçanërish­t në Luftëtari-Partizani 1-1, TeutaLaçi 1-1, si dhe Tirana-Flamurtari 1-0. Mirëpo, vendimet e arbitrave kanë qenë shumë të diskutuesh­me, veçanërish­t në Durrës. Dyshime për një pozicion jashtë loje ka edhe për golin e Kamzës. Gjithashtu, Partizani ka pretendime për aksionin nga ku nisi goli i Luftëtarit.

TEUTA-LAÇI 1-1

Gjyqtarë: E.Hamiti (kryesor), R.Çokaj, A.Koçiaj (anësorë), E.Jorgji dhe K.Kuka (pas portave);

Teuta-Laçi ishte vlerësuar si ndeshja më e rëndësishm­e e javës dhe për këtë motiv FSHF vendosi që të gjykohej nga 6 arbitra. Kryesor ishte Eldorian Hamiti, por ky 90minutësh është i mbushur me raste të dyshimta. Golat e të dyja skuadrave lënë vend për diskutim. Pozicioni i Shtubinës ishte i diskutuesh­ëm, po ashtu edhe faulli i shkaktuar prej Selmanit ndaj Kallakut, që solli edhe golin e durrsakëve.

37' Shtubina merr një top nga Fangaj brenda zonës dhe shënon. Ka dyshime të mëdha për këtë gol, pasi pozicioni i shkodranit nuk duket i rregullt në momentin që merr topin nga Fangaj. Gjithsesi, anësori Koçiaj e ka cilësuar të rregullt. Shumë e dyshimtë.

45+1' Berisha merr një top nga e djathta në zonë pas një kundërsulm­i të Laçit, por gjuajtja e tij grushtohet nga Selmani. Sinjalizoh­et për pozicion jashtë loje dhe vendimi i anësorit Koçiaj është i gabuar, pasi ishte totalisht i rregullt. Nuk shënohet gol, pasi Hidi grushton "sferën" dhe kjo e shpëton në njëfarë mënyre anësorin.

86' Selmani ndërhyn ndaj Kallakut, duke i hequr një mundësi goli. Akordohet faull në 17 metra, por megjithatë ka dyshime, pasi portieri largon fillimisht topin dhe më pas prek këmbët e mesfushori­t.

90+1' Teuta pretendon për një prekje të topit me dorë nga Eller brenda zonës. Pamjet filmike tregojnë se sfera përplaset në gjoks.

TIRANA-FLAMURTARI 1-0

Gjyqtarë: A.Koçi (Durrës), R.Avdo (Tiranë), F.Lamaj (Durrës);

Në minutën e 80-të ndodh një kaos i vërtetë në fushën e lojës.

Protagonis­të ishin gjyqtari kryesor, Andi Koçi dhe anësori Fatmir Lamaj. Gjatë aksionit, Ngo i kalon topin Pollozhani­t dhe gjyqtari Koçi në fillim lë aksionin të vazhdojë dhe më pas Ngo nuk ia del, jep faull. Nxjerr kartonin e verdhë, i cili është i dyti dhe automatiki­sht i kuq. Pollozhani nuk del nga fusha për dy minuta, duke u përbetuar që nuk e ka prekur topin me dorë. Gjithsesi, Koçi është i vendosur. Duke u larguar nga fusha, Pollozhani ndalet nga gjyqtari i katërt, Cjapi, i cili komunikon me kryesorin. Ky i fundit kalon tek anësori Lamaj dhe komunikon me të dhe më pas thërret Pollozhani­n, duke i komunikuar që ka

gabuar. Mbrojtësi kthehet në lojë, pasi nuk e ka prekur topin. Shpërthejn­ë tifozët bardheblu, ndërsa lojtarët e Tiranës rrethojnë gjyqtarin Koçi, por durrsaku ka vendosur të nisë lojën me top të diskutuesh­ëm. Gjithsesi, në fund rezultoi vendim i drejtë.

LUFTËTARI-PARTIZANI 1-1

Gjyqtarë: J.Xhaja, D.Rexha (Tiranë), A.Mahmutaj (Elbasan);

Juxhin Xhaja dhe asistentët, Denis Rexha e Astrit Mahmuti, menaxhuan mirë ndeshjen në Gjirokastë­r. Raste delikate ishin ato të minutës së 5-të dhe 11-të. Fillimisht është Rroca që shërben te Shkurtaj, i cili gjuan dhe topi përplaset në shtyllë. Anësori Mahmutaj jep pozicion jashtë loje, duke marrë vendim të drejtë, pasi sulmuesi ishte më i avancuar se mbrojtësit e kuq. Ndërsa, në rastin e dytë, kemi një gol të anuluar për Partizanin. Ibrahimi jep një asist për Bardhin, që brenda zonës gjuan me të djathtën dhe mposht Ruçin, por anësori Rexha ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Vendim i drejtë i anësorit, pasi Bardhi ishte më i avancuar se lojtari i fundit i të kuqve, Demo. Por, rasti më flagrant është i golit të Luftëtarit në minutën e 55-të. Shkurtaj në duel me Atandën zgjat dorën e majtë dhe duket sikur nigerianit i humbet ekuilibri, paçka se e godet topin. Një rast i dyshimtë, por si anësori Rexha, ashtu edhe kryesori Xhaja e cilësuan duel normal.

KAMZA-SKËNDERBEU 1-0

Gjyqtarë: L.Alla (Lushnjë), D.Myftari (Tiranë), E.Malo (Lushnjë);

Arbitrimi ka lënë për të dëshiruar në Kamzë. Rasti më i diskutuesh­ëm është goli i Fukuit, teksa ka dyshime të forta për një pozicion jashtë loje. Pamjet filmike nuk janë aq të qarta, por anësori Malo vijoi lojën. Në minutat 26 dhe 31 kemi gabime të anësorëve Myftari dhe Malo për pozicione jashtë loje për Kamzën dhe Skënderbeu­n. Ndërsa, në minutën e 59-të, Teqja rrëzon Krasniqin brenda zonës dhe sulmuesi pretendon penallti, por loja vijon. Gjithashtu, në minutën e 85-të, Mumajesi bën ndërhyrje horror ndaj Gripshit, por kryesori Alla e përkëdhel vetëm me të verdhë për një rast në limitin e të kuqit.

KUKËSI-KASTRIOTI 2-0

Gjyqtarë: K.Meta, R.Zaimi (Tiranë), M.Dervishi (Shkodër);

Ndeshja e luajtur në "Elbasan Arena" nuk ka pasur asnjë rast për moviolë, duke u gjykuar në mënyrë korrekte nga arbitrat.

 ??  ?? Momenti kur Koçi ndëshkon me të kuq Pollozhani­n
Momenti kur Koçi ndëshkon me të kuq Pollozhani­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania