Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Miraka: FSHF, eksperimen­t me gjyqtarët

Portieri i Besës akuzon pas ndeshjes me Orikumin, bën thirrje për afrime cilësore në merkato

- Feriz Ferizaj

Barazimi i arritur ndaj Orikumit në Kavajë nuk e ka larguar Besën nga vendi i dytë dhe diferenca prej 4 pikësh me Bylisin nuk shihet si e parikuperu­eshme. Portieri Festim Miraka, pa dyshim njeriu më i rëndësishë­m i Besës në këto momente, shprehet i kënaqur nga ajo çfarë skuadra arriti në 2018-ën. Kujtojmë se kanë qenë pritjet e shkëlqyera të Mirakës, si ato ndaj Bylisit, por edhe takime të tjera, që i kanë dhuruar Besës mjaft fitore apo barazime. Miraka fillimisht ndalet te sfida e fundit, ku vërtet e përjeton keq atë çfarë ndodhi në fushë. "Të barazosh, por edhe të humbësh, nuk është çudi as për Besën dhe për askënd. Na barazoi Pogradeci në Kavajë apo u mundëm në Fier, por në të dyja rastet gabimet i kërkuam te vetja. Ndryshe ndodhi me Orikumin, ku asgjë nuk u var nga djersa jonë. Gjithçka e dirigjoi gjyqtari në mënyrë krejt amatoreske. Kaq e vërtetë është kjo, saqë edhe një lojtar përvoje si Dhrami i Orikumit konstaton të njëjtën gjë, megjithëse barazuan. Nuk po risjell rastet që na dënuan, por di të them se futbolli u godit keq dhe se të tilla gjykime vërtet ta mërzisin edhe futbollin. Shpresoj dhe uroj që federata të mos bëjë atë gabim më duke sjellë gjyqtarë që nuk kanë përvojë, sidomos kur luajnë ekipet pretendent­e. Nuk duam favorizim, por vetëm djersën tonë të marrim aq sa meritojmë dhe kaq", tha Miraka. Duke analizuar atë çfarë Besa prodhoi këtë kampionat nga shtatori deri më sot, Miraka shprehet i kënaqur, pavarësish­t se mendon se mund dhe duhet që Besa të kishte më shumë pikë. "Ne shpallëm që në start objektivin Superiore dhe në këtë kuptim edhe u munduam të luanim. E nisëm keq në Pogradec, por më pas u kthyem në shinat tona. Në një garë kaq të fortë sa është në Grupin B, kuptohet se kemi bërë edhe ndonjë gabim rrugës. Bie fjala humbja në Fier apo barazimet në Kavajë me Pogradecin dhe Orikumin. Nëse i shtojmë këto pikë të lëna, besoj se kemi merituar kreun. Unë mendoj se duhen afruar lojtarë me përvojë, pasi të rinj kemi mjaftueshë­m", përfundoi Miraka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania