Panorama Sport (Albania)

Nejmar fut sërish në sherr Realin dhe Barcelonën

Bartomeu ka plan "djallëzor" me Kutinjon, por Perez e kërcënon me Mbapenë...

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nejmar nuk mund ta harrojë kurrë Barcelonën si qytet, por as Barçën si skuadër. Aty ku e shijoi realisht futbollin. Pas një sezoni e gjysmë në Paris, braziliani vazhdon të ketë të njëjtën ide në mendjen e tij: Të rikthehet në "Kamp Nou". E di mjaft mirë që është e vështirë dhe ndoshta e pamundur, por ai është duke përdorur të gjitha armët në mënyrë që klubi katalanas të reagojë dhe të pranojë rikthimin e tij. "Telefonata­t e tij janë konstante", bëjnë me dije nga klubi i Barcelonës. Por, këta të fundit që e thonë diçka të tillë, janë ata "humbësit" e duelit me PSG-në. Ata që nuk e shmangën dot largimin e Nejmarit. Por, cili është problemi? Barcelona nuk do që të ulet në tryezë me PSG-në dhe të kërkojë Nejmarin. Kërkon të lërë në ankth dhe në pozita të vështira klubin nga Parisi, që të kuptojë se braziliani kërkon të largohet drejt Katalonjës. Sepse në këtë merkato vere nuk ka klauzolë largimi për braziliani­n, ndërsa në vitin 2020 mund të largohet për 160 milionë euro. Por, blaugranët mendojnë gjithashtu se për momentin kanë një ekip të fortë dhe të aftë për të luftuar në të gjitha frontet për të fituar trofe. Gjatë këtyre ditëve të festave të fundvitit, Nejmar sigurisht që po shkruan shumë "letra" për Babagjyshi­n. Me shpresën se njëra prej tyre do të bjerë në dorën e... Bartomeut.

PLANI- Duke qenë se PSGja është gati që të shesë njërin prej yjeve (Nejmar ose Mbape) në merkaton e verës, Reali i Madridit qëndron në pritje. Rregullat e "Fair Play Financiar" nuk e lejojnë që të mbësh- tetet te dy kampionët. Dhe Reali është i interesuar që të afrojë njërin prej tyre. Në këtë moment ka një rrjedhë tjetër të ngjarjeve. Sepse Barcelona nuk mund t'ia lejojë vetes që ta lërë Nejmarin të shkojë te rivali i përjetshëm dhe për të dobësuar "galaktikët" dhe për të prishur merkaton e tyre mendon që ta marrë "O'Neyn", duke ofruar Kutinjon ose Dembelenë në radhët e skuadrës franceze. Një lëvizje që do të bëhet vetëm për të mos lejuar kalimin e sulmuesit brazilian në Madrid. Në këtë rast duhet të vijë kundërpërg­jigjja e Perezit, i cili mund të përqendroh­et maksimalis­ht te transferim­i i Mbapesë, duke i dhënë milionat PSG-së dhe Nejmar do të vijojë të mbetet në kampionati­n francez.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania