Panorama Sport (Albania)

Kukësi, një bomber nga Shkupi për sulmin

Golashënue­si më i mirë në kampionati­n qipriot, Berat Sadik, është në bisedime me klubin

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi nuk ka arritur ende të firmosë kontratën me Vasil Shkurtajn, paçka se dy klubet (Kukësi dhe Luftëtari) kanë arritur marrëveshj­en për shitjen e sulmuesit (70 mijë euro në arkën e gjirokastr­itëve). "Panorama Sport" mëson se palët janë në negociata të avancuara, por shkas për zvarritjen e transferim­it është bërë rritja...

Kukësi nuk ka arri tur ende të firmosë kontratën me Vasil Shkurtajn, paçka se dy klubet (Kukësi dhe Luftëtari) kanë arritur marrëveshj­en për shitjen e sulmuesit (70 mijë euro në arkën e gjirokastr­itëve). "Panorama Sport" mëson se palët janë në negociata të avancuara, por shkas për zvarritjen e transferim­it është bërë rritja e kërkesave të Shkurtajt. Mësohet se shtatlarti me origjinë nga Vlora që prej dy sezonesh është pjesë e Luftëtarit, nuk ka rënë dakord për disa pika të kontratës dhe ka vënë si kusht ndryshimin e tyre. Shkurtaj merr një pagë prej 6.2 milionë lekësh të vjetër në muaj te Luftëtari, ndërsa Kukësit i ka kërkuar 9 milionë lekësh të vjetër në muaj. Më shumë se paga, duket se palët s'janë në një mendje për disa klauzola, penalitete dhe bonuse. Që pas ndeshjes Luftëtari-Partizani, sulmuesi ka udhëtuar drejt Greqisë, aty ku jeton edhe familja e tij. Mirëpo, pritet që brenda këtyre ditëve të kthejë një përgjigje përfundimt­are. Te Kukësi janë të bindur se do të firmosë, por asgjë nuk mund të quhet e sigurt. "Me çmimin që morëm Shkurtajn, ne kishim gati një sulmues nga Qipro. Por duke qenë se nuk është i huaj, zgjodhëm që të merrnim Shkurtajn. Bëhet fjalë për një lojtar që ka bërë shumë gola", deklaroi pak ditë më parë presidenti Safet Gjici. Por, dje "Panorama Sport" zbuloi ekskluzivi­sht se bëhet fjalë për sulmuesin shqiptar nga Maqedonia, Berat Sadik, i cili është aktualisht golashënue­si më i mirë i Superligës qipriote. 32-vjeçari që ka nënshtetës­i finlandeze është pjesë e skuadrës Doksa Katokopia dhe në 11 ndeshje ka realizuar 12 gola në pjesën e parë të këtij sezoni. Sulmuesi që ka luajtur edhe me kombëtaren e Finlandës, e gjithashtu për skuadra si Arminia Bielefeld në Bundesligë, Zulte në Belgjikë dhe Thun në Zvicër, ka pranuar të futet në bisedime me Kukësin dhe i ka pëlqyer oferta. Mirëpo, në këtë moment gjithçka është pezull prej Shkurtajt. Nëse vlonjati refuzon, atëherë Berat Sadik me shumë mundësi do të jetë goditja e Kukësit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania