Panorama Sport (Albania)

Trajneri Toska: Shtërmeni do stërvitet edhe në ditë festash

- Mariglen Miraka

Ekipi i peshëngrit­jes së Shtërmenit, edhe pse në ditë festash, po vazhdon pa ndërprerje stërvitjen. Djemtë e fshatit të vogël me talente të mëdhenj nuk njohin pushime, kështu dhe ditën e vitit të ri ata do të vazhdojnë përgatitje­t e përditshme. Trajneri i palodhur i ekipit të Shtërmenit Leonard Toska e ka komentuar kështu këtë fakt: "Siç po e shihni dhe vetë, ne po stërvitemi intensivis­ht, edhe pse nuk kemi garë tani afër. Pra, tek ekipi ynë ka vetëm punë dhe nuk ka vend për fjalë. Kështu, ne do vazhdojmë stërvitjen edhe në datën 31 dhjetor. Kjo mund t'iu duket të gjithëve çudi, por ne si skuadër kështu procedojmë gjithmonë në të gjitha vitet. Që do të thotë se kemi një planë pune ndonëse të veçantë, por që na ka dhënë gjithmonë fryte te rezultatet. Këto të fundit i kemi shumë merak dhe për këtë gjë po stërvitemi çdo ditë. Edhe shtangistë­t që kam janë pajtuar me faktin, se për fat të keq nuk do të kemi asnjë ditë pushim. Ne do stërvitemi fortë dhe do të japim maksimumin në çdo ditë, pasi në vitin që vjen na presin gara të rëndësishm­e. Unë iu urojë të gjithëve gëzuar festat e fundvitit dhe sa më shumë mbarësi në 2019. Nuk mund të harroj pa falënderua­r presidenti­n e federatës, Theodhor Masllavica,për mbështetje­n e madhe që i ka dhënë gjithmonë klubit tonë, si dhe kryetarin e Bashkisë Cërrik, Aktin Toska, që na ka mbështetur financiari­sht. Si përfundim, ne do të synojmë vitin tjetër sa më shumë rezultate të larta si ekip dhe të përfaqësoj me sportistët e mi peshëngrit­jen shqiptare në arenat europiane dhe botërore", deklaroi trajneri i ekipit të Shtërmenit Leonard Toska.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania