Panorama Sport (Albania)

Teuta merr Frashërin, “çmenduri” për Shkurtajn

Mbyllet marrëveshj­a për mbrojtësin, Partizanit i ngelet Idrizaj

- ANARILDO ALIA

Teuta fiton duelin me Partizanin. Erlis Frashëri është zyrtarisht pjesë e "djemve të detit". Pas 8 vitesh, korçari do të rikthehet në Durrës, aty ku ka luajtur 36 ndeshje dhe shënuar 7 gola sezonin 2010-2011. Këtë herë durrsakët ia dolën që të mposhtnin rivaliteti­n me kryeqyteta­sit për shërbimet e 30-vjeçarit. Ky është i pari afrim konkret për merkaton të janarit, paçka se...

Teuta fiton duelin me Partizanin. Erlis Frashëri është zyrtarisht pjesë e "djemve të detit". Pas 8 vitesh, korçari do të rikthehet në Durrës, aty ku ka luajtur 36 ndeshje dhe shënuar 7 gola sezonin 20102011. Këtë herë durrsakët ia dolën që të mposhtnin rivaliteti­n me kryeqyteta­sit për shërbimet e 30-vjeçarit. Ky është i pari afrim konkret për merkaton të janarit, paçka se që të mbyllet njëherë e mirë transferim­i duhet fillimisht të gjendet dakordësia edhe për disa terma kontrakuta­lë dhe të hidhet firma. Gjithsesi, këto detaje mund të konsideroh­en thjesht një formalitet. Lajmin për "Panorama Sport" e ka konfirmuar edhe vetë korçari. "Po, është e vërtetë që do të jem pjesë e Teutës. Drejtuesit e dy klubeve kanë rënë dakord dhe unë tashmë pres të firmos kontratën. Jam i kënaqur, pasi do të luaj në një ekip pretendent, për më tepër në një ambient që e njoh, sepse kam qenë edhe më parë. Falënderoj presidentë­t Hasanbelli­u dhe Qarri për konsensusi­n, por gjithashtu trajneri, Shkëmbi për besimin që ka tek unë", deklaroi dje Erlis Frashëri. Pas largimit të Bojan Gjeorgievs­kit, Teuta i vendosi objektiv vetes që të merrte pikërisht mbrojtësin e djathtë për të kompletuar vendin e lënë bosh. Edhe pse futbollist­i, i cili prej 2016-ës ka qenë pjesë e Kamzës ishte në planet e Partizanit kryesues, në fund drejtuesit kanë vendosur që destinacio­ni i tij të ishte Durrësi. Ai do të jetë një forcë e shtuar për skuadrën, ndërsa me kualitetin dhe eksperienc­ën do të ofrojë shumë më shumë siguri në mbrojtje. Erlis Frashëri bën kështu një hap përpara në aspektin personal, pasi tashmë nga një ekip që luftonte mbijetesën, do të luajë për si pretendent i titullit kampion.

SHKURTAJ

Por, Teuta është futur "frikshëm" në merkato dhe këtë herë janë hedhur në sulm për lojtarin, të cilin Kukësi pret që ta zyrtarizoj­ë nga momenti në moment. Vasil Shkurtaj mund të jetë pjesë e durrsakëve. Sulmuesi më i kërkuar i merkatos së dimrit mësohet se ka pasur takim dje me drejtues të lartë të klubit durrsak. "Panorama Sport" mëson se ka pasur kontakte dje rreth orës 14:00 mes sulmuesit të Luftëtarit dhe bashkë presidenti­t Ardian Bardhi. Po ashtu, bëhet me dije se ka pasur një ofertë joshëse për vlonjatin, duke i vënë në dispozicio­n atij afro 70 mijë euro deri në fund të sezonit, si dhe duke i ofruar të njëjtën shumë klubit të Luftëtarit për kartonin. 26vjeçari dhe klubi janë duke e shqyrtuar ofertën dhe nuk përjashtoh­et mundësia që Teuta "të djegë" edhe Kukësin, i cili është gjithashtu në garën për bomberin, ashtu sikundër bënë me Frashërin me Partizanin.

IDRIZAJ

Me Erlis Frashërin që do të jetë pjesë e Teutës për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, Partizani që po kërkon me insistim një lojtar për linjën e djathtë dhe i mbetet si opsion Hektor Idrizaj. Vlonjati i Kamzës është në planet e kuqve prej kohësh dhe konsideroh­et si një element që do u bënte punë jo vetëm në krahun e djathtë, por edhe në rolet e tjera të defensivës, pasi ai fare mirë mund të përshtatet majtas dhe në qendër. Ashtu si gazeta njoftonte në numrin e tri ditëve më parë, drejtuesit kanë nisur edhe negociatat konkrete me të. Madje, me këtë operacion është duke u marrë vetë drejtori Olsi Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Vasil Shkurtaj, sulmuesi 26-vjeçar
Vasil Shkurtaj, sulmuesi 26-vjeçar
 ??  ?? Erlis Frashëri, mbrojtësi 30-vjeçar
Erlis Frashëri, mbrojtësi 30-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania