Panorama Sport (Albania)

Ndoji dhe Çani, gola me peshë në Itali

Realizoi në minutën e fundit për fitoren ndaj Kremonezes, mesfushori e ngjit në krye

- OLSI TUJANI

Mesfushori i Ko mbëtares, Eman uele Ndoji, ka bërë heroin teksa me golin në sekondat e fundit të ndeshjes i ka dhuruar fitoren skuadrës së tij. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, Breshia triumfoi në sfidën ndaj Kremonezes që përfundoi me rezultatin 3-2 dhe protagonis­t absolut u bë mesfushori kuqezi.

GOLI - Shqiptari është një titullar i padiskutue­shëm te bardhekalt­rit duke gëzuar një formë të shkëlqyer në ndeshjet e fundit. Ndryshe nga herët e tjera, Ndoji u pozicionua në sfidën e djeshme si trekuartis­t dhe ia shpërbleu më së miri besimin trajnerit Korini, duke gjetur rrugën e rrjetës. Spalek dhe Bisoli kishin shënuar në fraksionin e parë për vendësit, por Kremoneze rikuperoi gjithçka me dopietën e Piko- los në minutat 53 dhe 78 (me penallti). Por, kur të gjithë prisnin fundin, ishte shqiptari që vendosi. Një aksion nga e djathta bëri që Breshia të insistonte në fund të krijonte rrezik në zonën kundërshta­re. Pas një topi të kthyer prej mbrojtësve, ishte Emanuele Ndoji në vendin e duhur në zonë, pasi kishte ndjekur me kujdes vijimësinë. Një goditje me të djathtën në rreth 12 metra, edhe në rrëzim e sipër, përfundoi në rrjetë dhe për Breshian nisi festa. Goli i Emanuele Ndojit e ngjit këtë skuadër në kuotën e 31 pikëve, po aq sa edhe Palermo me të cilën ndan kreun e klasifikim­it.

NOTA - Elozhe pa fund për mesfushori­n. Emanuele Ndoj ka marrë dje vlerësime nga mediat italiane për çfarë ka bërë në fushë gjatë gjithë ndeshjes dhe jo vetëm për golin. Mesfushori i Kombëtares ishte një nga më të mirët në fushë, teksa u vlerësua edhe me notën 8 nga mediat italiane, të cilat nuk kanë nguruar ta “ngrenë në qiell” 22–vjeçarin që është duke kaluar një formë të jashtëzako­nshme. “Një nga më të mirët në fushë! Kur shkon në thellësi është i paparashik­ueshëm. Në pjesën e dytë ishte më pak i dukshëm, por e administro­n mirë topin. Në fund gjen golin e fitores si një sulmues i vërtetë. Në atë rrëshqitje­n e golit ka gjithçka pozitive, nga vendosmëri­a te dëshira për të shënuar”, ishte vlerësimi i “Tuttomerca­toweb” për shqiptarin e Breshias. Pak kohë më parë, Ndoji iu bashkua kompanisë së Menaxhimit ku është edhe Hysaj, ndaj në të ardhmen nuk përjashtoh­et një lëvizje e madhe edhe për mesfushori­n 22-vjeçar.

 ??  ??
 ??  ?? Emanuele Ndoj duke festuar golin e fitores në minutat e fundit
Emanuele Ndoj duke festuar golin e fitores në minutat e fundit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania