Panorama Sport (Albania)

“Osmani i keqi i vetes, KAS do vendosë në mars”

“Nuk jam futbollist të lë Korçën, do investoj edhe nëse...”

-

Presidenti i Skënder beut, Ardjan Takaj, i është përgjigjur edhe kapitenit të Teutës, Tefik Osmanit, i cili u ndie i tradhtuar pas largimit nga Korça. “Është një keqkuptim, sepse Osmanin e respektoj shumë dhe mund të them se na mungon. Ai ka ikur nga Skënderbeu, sepse ndonjëherë bëhet më i mirë se duhet. Osmani mori përsipër të tjerët, nuk merrej me veten e tij. Është i keqi i vetes dhe i miri i të tjerëve. Megjithatë, ai ka kontributi­n e vet të pamohueshë­m te Skënderbeu”, deklaroi Takaj, i cili zbuloi për “Panorama Sport” edhe se kur do të bëhet gjyqi në KAS. “Vendimi do të merret në muajin mars dhe do ta fitojmë atë çështje. Jemi lajmëruar për gjyqin, por datën nuk mund ta bëjmë publike, vetëm mund të them që është në mars”.

Kanë ndikuar shumë faktorë. Kemi tetë emisione sportive, 500 specialist­ë, mes tyre 100 për interesa shumë të vogla. Ka nga ata që e nxijnë futbollin shqiptar sikur të jemi ne kanceri i Europës. Normalisht që të gjitha këto ndikojnë te tifozët, sepse janë po këta që e nxijnë futbollin, pasi s’kanë faj, jetojnë në vendin më të zhvilluar të Europës. Çdo krahasim e bëjnë me kampionati­n anglez, gjerman dhe spanjoll, kështu që do të braktisen edhe stadiumet. Disa njerëz janë edhe naivë, duke dëgjuar gënjeshtra. Në këto kushte ndikohen totalisht dhe s’vijnë në stadium. Pastaj, kushtet jo të mira në stadiume, plus dhe ftohtë ka qenë, njeriu më pas zgjedh ta shohë në “SuperSport”. Nëse dëgjon edhe parashikue­sit që bëjnë të vetën, atëherë çdo gjë merr fund. Pasi e nxijnë një muaj rresht, pastaj hidhen kundër federatës pse merr vendime për dënime kolektive.

Ka probleme financiare Skënderbeu në këtë moment? Së pari, dua të sqaroj se te Skënderbeu ka qenë gjithnjë praktikë që lojtarët i merrnin rrogat me vonesë. Sado të shëndetshm­e kanë qenë financat e klubit, kjo ka qenë politika jonë dhe nuk i kemi mbetur njeriut borxh asnjëherë, përtej vonesave. Ky vit mund të jetë shumë herë më i rregullt se çdo vit tjetër. Lojtarët e dinë shumë mirë potenciali­n tonë ekonomik dhe janë të qetë në këtë aspekt. Lekët e Skënderbeu­t janë të deklaruara, shkoni te Tatimet dhe pyesni.

Cili ka qenë raporti financiar me UEFA-n, është e vërtetë që ju ka mbajtur një pjesë të bonusit që duhet të merrnit për vitin që luajtët në fazën e grupeve të Ligës së Europës?

Kemi pasur një raport normal me UEFA-n. Na kanë mbajtur ato lekë që s’na kanë takuar sipas rregullave të vetë UEFAs, pra, vetëm Fondin e Solidarite­tit nuk kemi marrë, duke qenë se luajtëm në grupe. Jemi shlyer totalisht.

Nëse KAS lë në fuqi vendimin e UEFA-s, çfarë do të bëni?

Nuk iki nga Korça. Ata që mendojnë se unë mund të lëviz, kujtojnë se jam lojtar. Por, unë nuk jam futbollist. Unë vazhdoj të investoj dhe nuk besoj se ka ndonjë në këtë moment në Shqipëri një akademi futbolli si ne. Besoj verbërisht te pafajësia, avokatët na kanë dhënë një garanci shumë të madhe. Dënimi është tendencioz, një sajim.

Cilat janë raportet tuaja me bashkinë, që ka edhe 25% të aksioneve të klubit?

Raporte shumë të mira. Nuk kemi pasur kurrë probleme me bashkinë, vetëm marrëdhëni­e korrekte.

Tefik Osmani deklaroi se ndihet i tradhtuar nga ju për atë që ka ndodhur në verë. Keni një përgjigje për kapitenin e Teutës?

Është një keqkuptim, sepse Osmanin e respektoj shumë dhe e dua fort. Na mungon shumë, por thjesht ka qenë keqkuptim. Ai ka ikur nga Skënderbeu sepse ndonjëherë bëhet më i mirë se duhet. Osmani mori përsipër të tjerët, nuk merrej me veten e tij. Është i keqi i vetes dhe i miri i të tjerëve. Megjithatë, ai ka kontributi­n e vetë të pamohueshë­m te Skënderbeu. Unë jam munduar t’i respektoj të gjithë kush ka qenë pjesë e ekipit, qoftë edhe për 6 muaj. Ua njohim meritat të gjithëve.

* SHËNIM: Kjo intervistë është ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”. Riprodhimi nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania