Panorama Sport (Albania)

Muzaka dhe Qilimi presion Tiranës: Duam paràtë

Bardheblut­ë duhet të paguajnë 4 mlionë lekë dëmshpërbl­im

- OLSI AVDIAJ

Gjergji Muzaka dhe Rei Qilimi i kanë dërguar nga një letër Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit. Me shkresën drejtuar FSHF-së, dy mesfushorë­t që kanë qenë pjesë e Tiranës kërkojnë që klubi bardheblu të zbatojë vendimin e Disiplinës, pra të paguajë paratë për të dy futbollist­ët, të cilët kanë fituar gjyqet me 24 herë kampionët në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konfliktev­e. E reja e kërkesës është se lojtarët kërkojnë që vendimet e Disiplinës duhet të zbatohen brenda 2018-ës. Pra, Tirana duhet të paguajë rreth 4 milionë lekë të rinj për të dy lojtarët brenda pak ditëve.

PROBLEMI - Edhe pse Disiplina ka urdhëruar dhe i ka dhënë Tiranës 30 ditë kohë, akoma dy lojtarët nuk janë paguar, por kohë kanë deri më 31 dhjetor. Fakt është që Komisioni i Disiplinës zor se mblidhet për vitin 2018-të që të detyrojë Tiranën dhe mbledhja e radhës së këtij komisioni do të zhvillohet në 2019-ën, duke u hequr mundësinë dy lojtarëve të marrin paratë.

PAGESAT DHE DATAT

- Tirana për rastin e Rei Qilimit ka në fakt 30 ditë kohë për të paguar. Pra, vendimi i Disiplinës ka dalë më datë 13 dhjetor dhe afati për të paguar 4.8 milionë lekët (e vjetër) përfundon më 12 janar. Lojtari, i cili sezonin e shkuar ishte

pjesë e bardhebluv­e në Kategorinë e Parë, duke luajtur edhe në Europë dy ndeshje, në sezonin e ri nuk qe pjesë e Tiranës së Superiores. Lojtari që kishte kontratë profesioni­ste ka kaluar te Tirana B ku po stërvitet prej fillimit të sezonit. Tirana dhe Gjergji Muzaka kaluan një tjetër raund rreth 15 nëntorit. Klubi bardheblu i pagoi futbollist­it të Skënderbeu­t këstin e dytë të shumës që i ka borxh prej 2017-ës. Klubi bardheblu pagoi 35 milionë lekë të vjetër në

bankë në emër të Muzakës, duke shpëtuar për momentin veten nga një dënim për heqjen e tri pikëve, por me kushtin që Tirana të paguajë edhe këstin e fundit brenda dhjetorit ose e shumta në fillim të janarit. Klubi bardheblu duhet të paguante këstet e mbetura ndaj futbollist­it të Skënderbeu­t, Gjergji Muzaka, brenda 17 nëntorit, por palët e ndryshuan marrëveshj­en me mirëkuptim për pagesën e fundit, e cila duhet të bëhej në dhjetor ose në fillim të janarit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania