Panorama Sport (Albania)

Mema, miqësore me të rinjtë për ndonjë lojtarë me vlerë

Bardheblut­ë, gjysmakë në stërvitje

-

Ardian Mema është në kërkim të ndonjë elementi të vlefshëm për ekipin e parë në prag të minifazës përgatitor­e të janarit. Prej dy ditësh, Mema ka grumbullua­r më shumë se 15 të rinj dhe së bashku me Dokën, Imamin, Hoxhallari­n, Turtullin, Grecën e ndonjë tjetër kanë organizuar dy miqësore me këta vocërrakë. Në dy takimet nga 60 minuta, Mema ka parë nga afër talentet, të cilët mund të jenë pjesë solide e ekipit të parë, duke filluar me ata që ka në skuadër si Muçi, Dingu, Stafa, Çelhaka, Ismailgeci dhe ndonjë tjetër. Mema kërkon përqendrim - Edhe pse luajnë kundër ekipit të parë, Mema u ka kërkuar djemve të rinj që të luajnë fort. Disa herë trajneri ka ndërprerë stërvitjen dhe ka këshilluar djemtë e vegjël të luajnë më shpejt, më mirë dhe të jenë të vendosur. Në shumë raste këshillat ishin: "luani shpejt dhe fort", apo "pozicionoh­uni mirë". Si ai dhe ndihmësit kanë vëzhguar me imtësi të gjithë lojtarët e rinj, duke mbajtur shënimet përkatëse për çdo të ri. Janë disa emrat që mund t'i interesojn­ë Memës, por trajneri

ende nuk e ka ndarë mendjen se cilët prej të rinjve do të mbajë në ekip. Fakt është që shumë futbollist­ë të rinj Tirana ka pasur në grup, por veç Muçit asnjë tjetër pothuajse nuk e ka prekur fushën e lojës. Për më tepër që tani Mema shpreson te filozofia e të rinjve, duke lënë në plan të dytë afrikanët që gjithmonë kanë dështuar...

Mungesat - Skuadra e Tiranës në fakt nuk kishte pothuajse gjithë bërthamën. I vetmi nga të vjetrit që bënte stërvitje veçmas ishte Dorian Kërçiku. Pjesa tjetër e ekipit, duke filluar nga kapiteni Erando Karabeci e deri te të huajt nuk ishin në stërvitje. Dihet që të gjithë ata që nuk jetojnë në Tiranë kanë shkuar në shtëpi, ndërsa një pjesë e futbollist­ëve ka marrë leje te trajneri Ardian Mema për të pushuar më shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania